Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme
Gazeta Shqiptare
SEKRETET, NATO MBIKQYR SHQIPËRINË/ QEVERIA: SHISH S’KA INFORMUAR PËR RRJEDHJE INFORMACIONI
Pas
deklaratës së Ambasadorit në Rusi, reagon Drejtoria e Informacionit të
Klasifikuar. Zyra sekrete e NATO-s, NOS, inspekton “zyrat” shqiptare.
Fatos Klosi: Absurd bashkëpunimi me ish-KGB-në. Tradicionalisht rusët
janë konsideruar “armiq”. Në Rusi forcohet shërbimi i inteligjencës.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Godo: Topi asnjë faj. Nasip Naço: Përgjegjësinë e ka Kuvendi.
Ish-deputetët e PD: Berisha e dështoi referendumin, Selami e Shehi e pasuan.
Korrupsioni, në pranga 7 zyrtarë në Fier e Kurbin.
Gazeta "Koha Jonë"
PRESIDENCA E BE: OK VIZAVE DHE INTEGRIMIT
Kryeministri
Berisha merr garanci zyrtare nga homologu belg, Leterme, për lëvizjen e
lirë brenda vitit 2010 dhe integrimin. Kreu i qeverisë belge tha se e
ardhmja e Shqipërisë është anëtarësia e plotë në BE dhe Belgjika do t’a
ndihmojë në të gjitha hapat. Ai pohoi se “për liberelizmin e vizave,
Belgjika është plotësisht në favor”, Leterme: Inkurajojmë tejkalimin e
ngërçit politik.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Ekspertët: “Kushtetuesja, po zhduket koncepti i mandatit”.
Intervista: Kundër ndryshimit të kufijve.
Financial Times: Ballkani, të sillet në zemër të Evropës
Gazeta “Shqip”
PRESIDENTI NDAN LSI-në NGA PD-ja
Komandanti i Forcave të Armatosura nuk ftohet në përcjelljen e komandove. Aleati i majtë në qeverisje, tjetër qëndrim të kundërt me PD-në. Deputeti Naço: Kuvendi kushtëzoi Presidentin pas rrëzimit të gjyqtarëve.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Paratë e firmave rentiere, në gjashtë vende të Europës.
Dy mjekë të KEMP-it në pranga, një tjetër në kërkim.
Gazeta “Rilindja Demokratike”
PRESIDENCA E BE GARANCI BERISHËS PËR VIZAT DHE STATUSIN E KANDIDATIT
Belgjika do t’i ofrojë Shqipërisë të gjithë mbështetjen për të përshpejtuar hapat e mëtejshme të integrimit të plotë në BE. Nënshkruhet marrëveshja për transferimin e personave të dënuar.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Brukseli: Shqipëria plotësoi standartet e OSBE në zgjedhje.
Korrupsioni, në pranga drejtori dhe 4 punonjës të zyrës së punës në Laç.
Gazeta “ Integrimi”
VIZITA NË MAQEDONI, META: SHQIPTARËT, FAKTOR STABILITETI
Zv.kryeministri
dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi takime me krerët e
partive politike shqiptare në Maqedoni, Ahmeti, Thaçi e Selmani. Meta u
prit nga Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski: të forcojmë
bashkëpunimin midis dy vendeve. Takim dhe me kreun e LSDM-së,
Crvenkovski..
Tituj të tjerë;
Reforma zgjedhore, detyrim për të gjithë klasën politike në vend
Ministri Vasili, e para marrëveshje me Regione Toscana për shëndetësinë
Gazeta “ 55 “
PRESIDENCA E BE : SHQIPËRIA, PROGRES , LIBERALIZIMI I VIZAVE BRENDA KËTIJ VITI
Kryeministri
Sali Berisha, në një vizitë zyrtare në Bruksel, takon homologun e tij
belg, Yves Leterme. Brukseli vlerëson angazhimin e autoriteteve
shqiptare nnë plotësimin e kritereve të Udhërrëfyesit, ndërsa rikujton
se interesi i Belgjikës është që shqiptarët të udhëtojnë të lirë në zonën Shengen brenda presidencës së saj 6 mujore.
Tituj të tjerë;
Progresi i Shqipërisë ka zgjuar interesin e investitorëve belg
Meta : hapja e kufijvë, prosperitet europian për rajonin
Gazeta “ Panorama”
PËR KUSHTETUESEN, SULMET NDAJ TOPIT, META KUNDËR BERISHËS
Lëvizja
Socialiste për Integrim, del kundër Partisë Dempkratike për debatin e
fundit lidhur me emërimin e kryetarit të Gjkykatës Kushtetuese.
Nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço deklaroi dje se, Presidenti Topi nuk
ka shkelur asnjë ligj përsa i përket emërimeve në gjykatë. Por deputeti
Gumi përsëriti dje akuzat e ashpra të maxhorancës ndaj kreut të
shtetit. Reagon PS : “Topi nën shantazhin e Berishës. Kryeministri mban
peng Drejtësinë.
Tituj të tjerë;
Fier : arrestohen dy mjekët që japin KEMP-in
Legalizimet, lista e dytë me 8500 familjet që marrin tapitë
Zbulohet flamuri që mbuloi eshtrat e Ismail Qemalit
Gazeta “Zëri i Popullit”
OSBE KRITIKË QEVERISË: TË SHQETËSUAR PËR LIRINË E MEDIAS NË SHQIPËRI
OSBE
publikoi raportin vjetor mbi lirinë e mediave, ku situata e lirisë në
Shqipëri paraqitet mjaft shqetësuese për ndërkombëtarët. Përfaqësuesja e
OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviç, tha se në çdo moment
gazetarët duhet t'u kujtojnë autoriteteve se mediat nuk jnaë pronë e
tyre dhe gazetarët duhet të nxjerrin në dritë atë çfarë zgjedhësit e
tyre duan të dinë.
Tituj të tjerë:
Opozita: Presidenti, jo pre e shantazhit të Berishës
Sabri Godo kunder kryeministrit: Përplasja me Topin e gabuar, motiv politik
PS: Ulja e normës së interesit e vonuar, pa efekt pozitiv në ekonomi
Gazeta “Shekulli"
GODO: KUSHTETUESJA, TOPI KA TË DREJTË
Kryetari
i Nderit të Partise Republikane dhe një nga bashkëhartuesit e
Kushtetutës shqiptare, Sabri Godo, ka kundërshtuar dje sulmet e fundit
që po bëhen nga PD në drejtim të Presidentit Topi, duke i cilësuar ato
si me prapavijë politike.
Tituj të tjerë:
Klosi: Diplomati tregoi sekretin shtetëror
Albpetrol, dyshime mbi ankandin e 27 korrikut
Aksidenti, dy të vdekur në Tepelenë
Opinion: Drejtësia sipas qeverisë
Gazeta “Bota sot”
SHQIPËRIA MBRON PAVARËSINË E KOSOVËS NË OKB
Dështon rezoluta e Serbisë ndaj Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Deputetët që nuk guxojnë të shkelin në gjysmën e atdheut
Arrestohet punonjësi i Qeverisë së Kosovës, Gani Zogaj
Gazeta “Epoka e re”
OKB DHE BE i KOORDINOJNË HAPAT PËR KOSOVËN
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit për fillimin e dialogut
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Rexhepit i shtohen edhe dy vepra të tjera penale
Serbia do ta humbet betejën edhe në OKB
Gazeta “Express”
BASHKIMI EVROPIAN GODET ME REZOLUTË
BE i është kundërpërgjigjur rezolutës së Serbisë. Catherine Ashton
ka qarkulluar një rezolutë tek të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Aty
kërkohet që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ta pranojë vendimin e
GJND-së. Rezoluta evropiane inkurajon palët për bisedime, pa asnjë
referencë ndaj statusit të Kosovës. Express sjell tekstin rezolutës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Pushimet vonojnë njohjet
EULEX gjurmëve të serverit
Gazeta “Koha ditore”
VREESWIJK: NËN HETIME ÇDOKUSH QË KA BËRË KRIM
Kryeprokurori ka dhënë detaje të hetimeve të EULEX-it në rastet,
Limaj, guvernatori Rexhepi, PTK, Ilir Tolaj si dhe rasti Bllaca. Ai ka
ripërsëritur se ka prova të sigurta në rastin Limaj dhe se ministri i
dyshuar do të merret në pyetje. Nuk ka dashur që të fliste për ministrat
e tjerë që mund të jenë duke u hetuar nga EULEX-i, por ka thënë se ka
raste të tjera të ngjshme me atë të Limajt. Vreeswijk konsideron se
SHIK-i ende ekziston
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Arifi: Ka vullnet e guxim për ta luftuar krimin e organizuar
Kushtetuesja mbledh fakte për presidentin
Gazeta “Kosova Sot”
I SHTOHEN AKUZAT GUVERNATORIT, SUSPENDOHET MBIKËQYERSJA
Prokuoria Speciale e Kosovës ka zgjeruar hetimin ndaj guvernatorit
të Bankës Qendroe të Kosovës me akuza shtesë: “Abuzimi i pozitës
zyrtare” dhe “Marrje e ryshfetit”. Ndërkohë, është suspenduar Shkëndije
Himaj-Zeka, mbikëqyerëse financiare në BQK, për shkak të hetimeve që
janë duke u zhvilluar ndaj saj
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Burri vret ish-gruan dhe babanë e saj
Kuinti zemërohet me Serbinë
Gazeta “Lajm”
Ishin 12, bëhen 22
Zyrtarë të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART) thonë
se aksioni për largimin e antenave ilegale do të vazhdojë, por nuk ka
saktësuar datë për fazën e dytë të këtij aksioni. Nga matjet që ka bërë
ART-ja, numri i stacioneve bazë të antenave të operatorëve ilegalë serbë
nga 12, sa ka qenë një muaj më parë, është rritur në 22, pa u përfshirë
veriu, duke u shkaktuar miliona euro humbje operatorëve legalë
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Në dorë të GJND-së
Dy vjet e padezinfektuar
Gazeta “Zëri”
REFORMA ZGJEDHORE NIS KEQ
Mungesa e vullnetit politik po vështirëson konsensusin për ndryshimin Ligjit të zgjedhjeve
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
Hetohen 38 policë në Mitrovicë
Tenderi i targave para rianulimit
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |