Meta: Veprimtaria e presidentit duhet te rregullohet me ligj

Meta: Veprimtaria e presidentit duhet te rregullohet me ligj

"Në marrëdhëniet mes institucioneve, duhet të prevalojë fryma e bashkëpunimit dhe respektit reciprok", deklaroi sot zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët. Lidhur me debatet mes Presidencës dhe mazhorancës mbi Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Meta tha se "ekzistojnë instrumentat për verifikimin e kushtetueshmërisë së çdo veprimi apo mosveprimi nga ana e Presidentit". Në lidhje me nevojën e hartimit të një ligji për Presidentin, Meta tha se "në bazë të Kushtetutes, çdo institucion kushtetues duhet të ketë ligjin organik".


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek