Klinton i shkruan leter Metes

Klinton i shkruan leter Metes

Me poshte e plote letra e Sekretares Amerikane te Shtetit derguar ministrit te jashtem Ilir Meta.

I dashur z. Ministër,
 
Ju falënderoj për letrën tuaj në lidhje me Kosovën. 
 
Ne vlerësojmë thellësisht gjithçka që Shqipëria dhe Ju personalisht keni bërë për të çuar përpara kauzën e një Kosove të pavarur, paqësore dhe demokratike, ndërkohe që keni ndjekur në mënyrë të shpejtë dhe të qëndrueshme pajtimin rajonal me Serbinë.
 
Opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përforcoi në mënyrë të vendosur qëndrimin tonë të hershëm se deklarata e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. 
 
Ju falënderoj për koordinimin tuaj të ngushtë dhe të fortë, i cili ndihmoi për të realizuar këtë gur themeli të rëndësishëm. 
 
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarrin këtë hap dhe do të mbështesë veprime konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
 
Opinioni i GJND-së mund të shërbejë gjithashtu si një katalizator për Serbinë dhe Kosovën, për të lënë mënjanë diferencat dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive mbi çështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popullit të Serbisë, Kosovës dhe të gjithë rajonit. 
 
Kjo është rruga drejt një të ardhmeje të përbashkët si pjesë e një Evrope që është e lirë, e bashkuar dhe në paqe.
 
Sinqerisht e Juaja,
 
Hillari Rodham Klinton


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek