Autoritetet kosovare po ndjekin zhvillimet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe pas një deklarate që ka qarkulluar për pavarësinë e asaj zona nga pjesa tjetër e Kosovës. “E ashtuquajtura deklaratë, për të cilën është folur ditët e fundit, është prodhim i një grupi të inkriminuarish, të cilët në vazhdimësi kanë shkelur ligjet e Republikës së Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë së Kosovës. Një nga udhëheqësit e Këshillit Kombëtar Serb të veriut të Kosovës, Marko Jakshiq, në një intervistë për BBC-në mohoi që deklarata të jetë lëshuar nga ndonjë institucion zyrtar në veri të Kosovës. “T’ju them të drejtën, kjo deklaratë nuk është shfaqur askund zyrtarisht. Askush nuk e di se kush është autor i krejt kësaj”, tha ai.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |