Pasqyra e shtypit ditor

Pasqyra e shtypit ditor

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 18 gusht 2010:

Gazeta "Shqip":

 

   GJIRI I LALËZIT, PROCES I RI HETIMOR

 

    Mbivendosje në 720 dylymë, tre të pandehur nga institucioni qendror. Ish-kryetari i Agjencisë Kombëtare të Pronave, Tunxh Vatnikaj dhe dy topografët Vasil Leçe dhe Rajmonda Delimurati, janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Tiranës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Ata dyshohet se kanë mbivendosur një pronë prej 720 dylymësh në vendin e quajtur “Gjiri i Lalëzit”, në rrethin e Durrësit

 

Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

PD hap debatin për ndryshimet në qeveri 
Rokadë me shtatë shefa komisariatesh në 6 qytete 
Krerët politikë të Himarës: Të mos luhet me dhimbjen

 

Gazeta "Mapo":

 

   TARIFAT E CELULARËVE, JA SA ULEN NË SHTATOR

 

   Autoriteti për Komunikimet Elektronike (AKEP) mbyll procesin e diskutimit me kompanitë celulare, për ndryshimin e çmimeve. Ulja e tarifave të terminimit ndërmjet operatorëve, nga 10-12 lekë për minutë që janë aktualisht, në 9 lekë. Tabela me çmimet e reja deri në 2013   

 

Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

 

PD: Topi u tregua nervoz me ligjin e pronave 
Dule: Vrasja e Himarës, më monstruozja e 20 viteve të fundit 
Dossier/ Enver Hoxha, pakt me gjermanët për shkëmbimin e robërve

 

Gazeta “Shekulli":

 

   PD, NDRYSHIME NË QEVERI PARA ZGJEDHJEVE

 

   Qeveria mund të ndryshojë para zgjedhjeve lokale. Me pretekstin e përmirësimit të qeverisjes, Berisha, mund të ndryshojë disa ministra për t’i dhënë mundësi Lulëzim Bashës të kandidojë për bashkinë e kryeqytetit si dhe për të përfshirë Partinë e Çamëve në koalicion me qëllim marrjen e votave shtesë. 

 

   Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

 

Regjisori i njohur polak, Zanussi për herë të parë në Shqipëri 
Xhufi: Në ngjarjet e Himarës ka dorë Athina
Ekonomi/ Buxheti, nuk ndryshojnë taksat vendore

 

“Gazeta Shqiptare":

 

   GREQIA, “DUSH” BOLLANOS. DIMITRIS DROUSTAS: HIQ DORË NGA KRYENGRITJET

 

   Intervista e diplomatit: Trazirat pas aksidentit mund të na krijojnë probleme këtu në Athinë. Zbardhet takimi i Këshillit të Vorio-Epirit me Bollanon në Bashkinë e Himarës. Athina zyrtare dënon përdorimin e vrasjes së 35-vjeçarit nga Himara, Aleksandër Guma, si pretekst për të nxitur trazira në Shqipëri.

 

    Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

 

Sukth/ Plagosja e taksistit, dëshmimtari: Njerëzit soditën ngjarjen 
Dossier/ Vëllezërit grekë, si jetuan e krijuan familje në Shqipëri 
Magjistratura, publikohet programi orientues

 

Gazeta "Panorama"

 

    BANKA E SHQIPËRISË. KREDITË, FAMILJET LËNË BANKAT E MARRIN BORXH

 

    Sondazhi/ Familjet shqiptare preferojnë të marrin borxh se sa t’i drejtohen bankës. Gazeta boton sondazhin e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit për një vit është rritur me 12 për qind numri i familjeve, që kanë marrë borxh për të financuar nevojat e tyre.

 

    Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

 

Kompensimi i 2010 për ish-pronarët, Qeveria rishikon çmimin e tokës, vendos kritere të reja 
Aksidentet/ Kreu i ekspertëve: Faji është i rrugëve

Skema e ISSH/ Pensionet, kushtet dhe dokumentet për invalidët 

Gazeta “Bota sot” 

LIMAJ: KOSOVA E PARA NË RAJON ME RRUGË TË ASFALTUARA NË FSHATRA 
Ministri Limaj përuroi në Rahovec dy rrugë të reja 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Mos e shitni PTK-në, AKR ka alternativë 
Gjeneralët e pensionuar që “sundojnë” në Kosovë 


Gazeta “Epoka e re” 

JO STATUS SPECIAL PËR VERIUN 
Me mbajtjen e zgjedhjeve në veri përmbyllet procesi i decentralizmit 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Ren: Kosova është në rrugë të drejtë të zhvillimit ekonomik 
Thaçi e ndalon Bogdanoviqin të hyjë në Kosovë 

Gazeta “Express” 

SERBËT E VERIUT PLANE PËR PAVARËSI 
Serbë të veriut kanë bërë gati një deklaratë me të cilën synohet shpallja e pavarësisë së territoreve serbë nga Republika e Kosovës. Iniciativa serbë ka alarmuar liderë të Kosovës dhe tërë praninë ndërkombëtare. Oliver Ivanovic ka konfirmuar ekzistencën e deklaratës, por e quan jo serioze dhe pa mbështetje nga Beogradi. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Protestë për shtrenjtimit 
Për Qazim Qeskën kërkohet interpretim ligjor 

Gazeta “Koha ditore” 

PANIK NGA MUNDËSIA E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË VERIUT 
Paralajmërimi i rrejshëm për “shpalljen e pavarësisë së veriut” është bërë nga institucionet paralele serbë në veri, kanë njoftuar burime të gazetës. “Informatorët e Qeverisë së Kosovës në atë pjesë të vendit” e kaë përcjellë “informatën” te institucionet në Prishtinë, të cilat menjëherë i kanë alarmuar miqtë e tyre ndërkombëtarë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Kompania e afërt me Thaçin pjesë e tenderit të “Kosova e Re” 
Rritet kuota për studentët e Luginës së Preshevës 


Gazeta “Kosova Sot” 

FISKALIZIMI DREJT DËSHTIMIT 
Deri më tani janë fiskalizuar vetëm 1271 biznese, ku janë vendosur rreth 2320 pajisje fiskale, nga 100 mijë të cilat figurojnë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Verifikimi i kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, procedurë tepër sekrete 
“Vetëvendosja” u cakton kushte partnerëve të mundshëm 


Gazeta “Lajm” 

JETOJNË NË FEKALE 
Kutërbimi i ujërave të zeza ua zë frymën banorëve të objektit banesorë numër 5 në lagjen “Dardania”. Moçali i krijuar nga ujërat e zeza në hyrje të objektit banesorë i kërcënon me përhapje të ndonjë epidemie dhjetëra familje, të cilat hyjnë e dalin duke shkelur nëpër fekale. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Kanë lëvizur “gurët” 
Investimet në udhëkryq 


Gazeta “Zëri” 

STRATEGJITË- LETRA PA VLERË 
Strategjitë për 24 orë rrymë , zbutje të varfërisë, ligjshmëri në veri...mbetën letra pa vlerë në sirtarët e Qeverisë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Mungojnë barnat, pësojnë pacientët 
Zgjidhja për veriun sipas planit Ahtisari 


ShtypiDites,kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek