PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme

Gazeta Shqiptare

VARRIMI NË HIMARË ME PARRULLA RACISTE: SHQIPTARËT, DERRA VRASËS
Pamje ekskluzive të ceremonisë për 35 vjeçarin Aristotel Guma, i vrarë një javë më parë.

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Pagat e reja të tatimorëve dhe krerëve të bashkive e komunave.
Vizita në Majin 59’/ Kujtimet e korçares: Ç’i thashë Hrushovit në vallëzim.
Terrori në Sukth, qeni i policisë kapi grabitësin.

Gazeta "Koha Jonë" 

RRITEN PAGAT NË UNIVERSITETE, PËR VENDORËT DHE TË PAPUNËT
Vendimet/ Këshilli i Ministrave vendosi të dyfishojë dhe rrogat për pedagogët në universitete, kategoritë që përfitojnë. Rritet dhe pagesa e papunësisë, me gjithë kompensimin, arrin 8100 lekë. 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Pensioni familjar, kushtet për ta përfituar.

Anëtari i KQZ/ Zguri: Dekreti i Topit i paraprin djegies së fkletëve të votimit.

Nënkryetarja e KQZ/ Subashi: Djegia e fletëve të votimit s’është emergjente.

Gazeta “Shqip” 

QEVERIA RRIT RROGAT NË BASHKI E TATIME

Administrata pa dieta, përfitojnë vetëm Policia, Garda dhe SHKB-ja. Vendimi privon nga rritja e pagës krerët e bashkive kryesore. Rritet me 3.2 % ndihma ekonomike për të papunët. 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Mbivendosje masive në periferi të Tiranës.

Kuvendi “ngopet" me projektligje.

KQZ nuk gjen paqe për fletët e votimit.

Gazeta “Panorama” 

DJE VENDIMI/ QEVERIA RRIT PAGAT PËR BASHKITË DHE KOMUNAT

Tabela me shifrat/ Qeveria rrit mesatarisht 2 mijë lekë pagat e punonjësve të Pushtetetit Vendor.  

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Ristani: Fletët e votimit duhet t’i djegim pas dekretit të Presidentit.

Kushtetuesja: Gjobat nuk kthehen në ditë burgu.

Defekti, bllokohet në det trageti me 123 pasagjerë. 

Gazeta “Shekulli” 

PAGAT E REJA TË BASHKIVE E KOMUNAVE

Tabelat e plota/ Vendimi i qeverisë, pagat e reja të punonjësve të pushtetit vendor, të ndara sipas posteve të punës. Ndryshojnë kufijtë maksimalë dhe minimalë të pagave për bashkitë e komunat. 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Zguri: Kutitë digjen pas dekretit për zgjedhjet.

Qeveria, Berisha tregon histori me shkrimtarë “Gay”.

Invalidët, si merret pensioni i reduktuar. 

Gazeta “Mapo” 

INCIDENTI I RI/ INSKENIM TË SHTËNASH ARMËSH NË HIMARË

Policia bllokon 3 gëzhoja në hyrje të Himarës dhe merr dëshminë e një personi për një makinë që qëlloi në lëvizje. Dyshimet më të mëdha për sajim të incidentit. Prokuroria e Vlorës nis hetimet për himariotët që bllokuan rrugën më 13 gusht. 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Rriten pagat e bashkive dhe komunave, ja tabela.

Toro: PD-ja do ta rivotojë ligjin e pronave. Zgjidhja, në Strasburg.   

Gazeta “Rilindja Demokratike” 

SHQIPËRIA RENDITET E 57-a, LË PAS KINËN DHE TAILANDËN 
Revista pretigjoze “Newsweek”: Jeni ndër vendet më të mira në botë për të jetuar. Revista: Shqipëria me një demokraci të re, në fakt tejkalon të gjtiha vendet e tjera ish-socialiste të Europës juglindore, të cilat sot kanë të ardhura më të ulëta.   

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Qeveria vendos rritjen e pagave për pushtetin lokal.

Më shumë turistë se banorë, tejkalohet 12 herë viti 2004.

Miratohet rritja e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia. 

Gazeta “Integrimi” 

REVISTA “NEWSWEEK”: SHQIPËRIA KA ARRITUR PROGRES NË EKONOMI DHE CILËSINË E JETESËS

Revista prestigjoze amerikane publikon studimin që rendit Shqipërinë ndër 60 vendet më të mira të botës për cilësinë  e jetesës. Vlerësohet githashtu edhe progresi për arsim e shëndetësi. 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

KQZ: Të respektohen afatet ligjore për përgatitjet e zgjedhjeve lokale

Qeveria rrit ndihmën ekonomike për të papunët.

Viktimat nga përmbytjet/ Meta, letër ngushëllimi për ministrin e Jashtëm të Kinës dhe të Pakistanit.  

Gazeta “Zëri i Popullit” 

SHPËRTHEJNË PRONARËT E BREGDETIT: BERISHA PO MASKON VJEDHJEN E TOKAVE

Reagojnë ashpër pronarët e tokave në bregdet: Qeveria po na grabit. 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Opozita: Hetim pasurisë së Vokshit, shkeli ligjin për të fshehur paratë.

Qeveria jep lëmoshë, mashtroi për hapjen e 160 mijë vendeve të punës

 

Gazeta “Bota sot”
BANDAT E KOSHTUNICËS SHPALLIN “PAVARËSINË E KOSOVËS”
Prapë rebelohen serbët në veri

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Policia e Kosovës nuk është nën kontroll të EULEX-it
Thaçi: Kosova do të triumfojë edhe në OKB

Gazeta “Epoka e re”
FAKTE JO, FJALË PO
AAK-ja dështoi. Asnjë dëshmi për bisedimet

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Presidenti Sejdiu: Nuk ka bisedime sekrete
Rexhepi: serbët provokuan

Gazeta “Express”
GJINI SHOË
Të mërkurën nuk pamë fotografi, incizime, e as nuk u publikuan emrat e tregtarëve të tokave të Kosovës. E pamë vetëm Ardian Gjinin, nervoz. Mësohet se AAK është bindur të heqë dorë prej publikimit të “fakteve” pas disa “takimeve sekrete” me diplomatët e huaj. Kështu përfundoi stuhia e AAK-së. Ranë në pritën e tyre.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Lugë: Sqarimi i KEK-ut për taksën e RTK-së ka ngatërruar edhe më shumë qytetarët. KEK-u i ka futur në një thes konsumatorët e vet – si ata që kanë paguar rregullisht rrymën e shpenzuar me ata konsumatorë që nuk akne qenë të rregullt. Të djegur janë konsumatorët e rregullt
Kërcënim dhe provokim

Gazeta “Koha ditore”
AAK-ja DËSHTON T’I OFROJË FAKTET PËR BISEDIMET E FSHEHTA
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati premtuar se këtë të mërkurë do të ofronte fakte për takime të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës me zyrtarë të Qeverisë së Serbisë. Zyrtari i AAK-së, Ardian Gjini, në vend të fakteve, ka dhënë një deklaratë se “koha do të vërtetojë” pohimet e kësaj partie. Qeveria i ka vlerësuar akuzat e AAK-së si shpifje ordinere dhe ka kërkuar nga AAK-ja që t’u kërkojë falje publike qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Rexhepi: Deklarata për pavarësi të veriut ishte provokim
Ministrat vendosin të mos rrinë gojëmbyllur

Gazeta “Kosova Sot”
BIDEDAT SEKRETE, BLOF I OPOZITËS
AAK-ja nuk paraqiti asnjë dëshmi për ato që i quan “bisedime sekrete” mes Kosovës dhe Serbisë. Mospublikimin e argumenteve nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, e arsyetoi me “mosdëmtimin e interesave të vendit”.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Prokurorët nuk dinë çka janë ankesat!
Rezoluta do ta turpërojë edhe më shumë Serbinë

Gazeta “Lajm”
E MËRKURA FATALE PËR AAK-në
Zyrtarët e AAK-së janë përpjekur ta shtyjnë sa më shumë konferencën e së mërkurës, kur pritej të ofroheshin fakte siç pretendonin ata, rreth bisedimeve sekrete ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë asnjë dëshmi nuk u ofrua, zyrtarët e AAK-së këmbëngulin se ka pasur bisedime në të paktën tri vende. Zyrtarët e Qeverisë kërkojnë nga AAK-ja që të kërkojë falje publike për shpifjet e bëra.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Rënia e inflacionit shqetësim që nuk mund të fshihet
Beson në suksesin e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme

Gazeta “Zëri”
AUTOGOLI I AAK-së
Në vend të fakteve të premtuara, AAK përmend takime në tri vende perëndimore dhe në Budvë të Malit të Zi, filluar nga kryeministri. Qeveria i quan spekulime

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
Ekspertët kundër kredisë për PTK-në
Ministria e Jashtme thotë se Kosova as pas 50 vjetësh nuk do të ketë ambasada në 69 shtete


ShtypiDites,kosovapres
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek