Sarandė: Pėr herė tė parė nė plazh ka skuadra shpėtimi

Sarandė: Pėr herė tė parė nė plazh ka skuadra shpėtimi

Për herë të parë gjatë këtij sezoni veror, në Sarandë, qytetin bregdetar në jug të vendit, një skuadrilje është në gadishmëri të pushuesve, jeta e të cilëve mund të rrezikohet në det. Florian Nakuçi, president i "Life Guard Albania", tregon për ATSH-në se nga fillimi i sezonit, me kontribut të bashkisë, janë ngritur 3 kulla vrojtimi, ndërsa janë trajnuar 6 roje. Deri tani, tregon ai, janë shpëtuar nga vdekja e sigurt 5 pushues të moshës 10-14 vjeç. Aristotel Bita, drejtori i turizmit në bashki, tha se roja detare është një detyrim që i ngarkohet pushtetit vendor, me vendim të Këshillit të Ministrave të 4 shkurtit 2010.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek