Vapa, fluks pacientėsh nė QSUT

Vapa, fluks pacientėsh nė QSUT

Urgjenca e QSUT, gjatë ditëve të fundit është përballur me një fluks pacientësh, të cilët kanë shfaqur komplikacione shëndetësore të shkaktuara nga rritja e temperaturave, ku kategoritë më të riskuara mbeten fëmijët, të moshuarit, e veçanërisht të sëmurët kronikë. Por, punonjës të kësaj qendre thonë se një pjesë e rasteve fare mirë mund të trajtohen nga mjekët e familjes apo nga poliklinikat e lagjeve "Ka një dyndje të pacientëve që vijnë në QSUT për të marrë serume", shtojnë ata, duke i rekomanduar pacientët me probleme të lehta qe të drejtohen në poliklinika, në mënyrë që mos të ngarkojnë artificialisht QSUT.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek