PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme datë 20 Gusht 2010:

 

Gazeta Shqip

 

BERISHA-TOPI, "GARË" FJALIMI NË OKB
Protokolli i shtetit në dilemë. Presidenca dhe qeveria, takime diplomatike

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
-Shkodër, i riu futet në kurth e vritet
-Braçe: Qeveria fshehu skandalin me naftën
-Vokshi: Do të publikoj fakte kundër Ramës

 

Gazeta "Koha Jonë" 

PD: BERISHA MOS LEJOJË NDËRTIME TË LARTA TE LIQENI
Deputeti demokrat Florion mIma, lëshoi dje akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, se po shpërblen klientët e tij. Apeli: Qeveria të ndalë betonizimin e zonës, t'a kthejë në vend çlodhjeje dhe argëtimi/ 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

 

-Vokshi: Do hetohet pasuria e paartnerëve të Edi Ramës
-Tarifat e celularëve, 2 ulje të reja që nga shtatori

Gazeta "Shqipare” 

 

 

"ÇËSHTJA GREKE" ZBULOHET SI E VËZHGON ATHINA SHQIPËRINË
Që nga trajtimi i çështjeve të vorio-epirit, skandali i shkollës "Omonia" deri te qëndrimet politike. Identifikohen gazetarët e historianët. Meta për incidentin e Himarës. Politizimi, reminishencë e vjetër. 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

-Deputeti m'u thyen syzet
-5 në pranga për prostitucion

 

Gazeta “Panorama” 

 

FLET DRITËROI: bOLLANO DO MINORITET GJYSMËN E SHQIPTARËVE
Intervista/Shkrimtari Dritëro Agolli reagon ashpër pas ngjarjes së Himarës. Akuza ndaj kreut të OMONIA-s dhe të tjerëve që "duan t'a bëjnë Shqipërinë gjysmë greke".

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:
-Tabelat me pagat e reja për pedagogët dhe administratën e bashkive e qarqeve
-Bashkëjetesa në pallate, nis zbatimi i ligjit të ri

Gazeta “Mapo” 

 

RRËFIMI I BRAÇES: E VERTETA E GODITJES NGA EMIGRANTI
Flasin dy protagonistët e konfliktit në qendër të Tiranës. Deputeti i PS: "Kam kthyer kurrizin për t'u larguar kur djali ka tentuar të më godasë, grushti i të cilit kapi pjesën anësore të syzeve që mbaja në sy! Nuk kam reaguar fare. 27 vjeçari. Nuk e njihja Erjon Braçen. Lirimi pas pranimit të ndjesës nga deputeti. 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

-Pikët e fituara nga maturantët për çdo preferencë
-Marrëveshja, qeveria zëvendëson FMN me Bankën Botërore

Gazeta “Rilindja Demokratike” 

 

 

RAMA, 110 MIJË M2 TRUALL PËR AVLLAJN DHE SULËN NË LULISHTE

Gazeta “Integrimi” 

 

ILIR META I PAPRKSHËM SOVRANITETI DHE INTEGRITETI TERRITORIAL I KOSOVËS

 

Gazeta “Zëri i Popullit” 

 

 

"RREMBIMI", VOKSHI DEL ZBULUAR, KOMPANIA PRANOI MBËSHTETJEN E BERISHËS

 

Gazeta “Bota sot” 
MBYLLET RASTI, NUK HETOHEN “AUTORËT” E PAMFLETIT! 
Policia, AKI dhe politika – indiferentë ndaj rebelimit serb 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Arena e dyluftimit bartet në OKB 
Hetohet Del, frikësonte dëshmitarët 

Gazeta “Epoka e re” 
NË VERI TË VEPROHET MË FUQISHËM 
Kosova nuk e ka hall çështjen e bisedimeve, as të negociatave në forma të ndryshme me Serbinë. Për të është me rëndësi se një proces i madh ka përfunduar. Kosova është bërë e pavarur më 17 shkurt 2008. është njohur nga shumë vende. Në fuqizim të saj është mendimi i GJND-së. Kosova nuk u ikën bisedimeve me Serbinë që janë ne të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Për tema të tilla jemi të gatshëm të bisedojmë me të dhe me çdo shtet tjetër, ka thënë në një intervistë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Thaçi: AAK-ja t’i kërkojë falje popullit 
Progresi në veri të Kosovës nuk duhet të ndalet. Kosova të triumfojë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së 

Gazeta “Express” 
DËSHPËRIM NË AAK 
Avni Arifi, këshilltari kryesor i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ndihet shumë keq që partia e tij nuk e mbajti fjalën për denoncimin e “bisedimeve sekrete”. Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, pro edhe zyrtarë të tjerë të lartë të kontaktuar nga Express, janë përgjigjur shumë shkurt kur janë pyetur përse nuk publikuan “faktet”. Të gjithë kanë drejtuar gishtin kah Ardian Gjini. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Çka ndodhi në Budvë? 
Fshehja e 2 milionë eurove 

Gazeta “Koha ditore” 
BOGDANOVIQI RESPEKTON RREGULLAT E PRISHTINËS 
“Unë do ta respektoj (vendimin e Prishtinës), nuk dua me asnjë hap timin që situatën edhe ashtu të keqe në Kosovë, ta përkeqësoj edhe më shumë”, i ka thënë BOgdanoviq BBC-së. Megjithatë ai e ka quajtur si hap të pamatur dhe provokim vendimin e marrë në Prishtinë, duke kërkuar nga EULEX-i që të ndërhyjë. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Hapet Ambasada e Kosovës në Shkup 
“The Guardian”: Carla del Ponte nën hetime 

Gazeta “Kosova Sot” 
TË GJOBITURIT NUK PAGUAJNË ASNJË CENT NGA 18 MILIONË EURO BORXH 
Më 31 maj të këtij viti, Bordi i AKP-së ka aplikuar masën e ndëshkimeve për spinofet speciale: “Hoteli Grand”, “IDGJ Tabaco”, “XIM Strezovc” dhe “XIM Golesh” në vlerë prej 18,550,773 euro. Sipas AKP-së deri tani asnjë nga ndërmarrjet e penalizuara nuk kanë bërë pagesat e gjobave. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
“Kërkoni falje” 
Për vrasjen e Rasim Gashit arrestohet dy persona 

Gazeta “Lajm” 
DYLUFTIMI NË KAOSIN LIGJOR 
Drejtuesit e KPMK-së thonë se QKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë e kanë shkelur ligjin, pasi shumica e vendimeve dhe rekomandimeve të tyre nuk janë respektuar. Ndërsa këto dy institucione e kanë formuar një komision për ta shqyrtuar ligjshmërinë e vendimeve të KPMK-së edhe pse ligji i obligon për zbatimin e vendimeve të institucionit që i shqyrton ankesat e shërbyesve publikë. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
“Pavarësia” dhjetëvjeçare e veriut 
Hetohet Karla del Ponte 

Gazeta “Zëri” 
DEKLARATA E PALEXUAR E AAK-së 
Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku, Dukagjin Gorani janë të apostrofuar për bisedime sekrete, përpos kryeministrit Thaçi. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete 
Qeveria blen pajisje të shtrenjta monitorimi 
Shteti i Kosovës po përparon ngadalë 


ShtypiDites,Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek