Greqia nė luftė me zjarret

Greqia nė luftė me zjarret

Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e emergjencës në jug të ishullit Evia, në verilindje të Athinës, për shkak të zjarrit të madh që po shkatërron pyjet dhe po kërcënon qendrat urbane në rajonin e Karystos."Është një mrekulli që nuk ka viktima", deklaroi kreu i zjarrfikësve të rajonit, Jorgo Papageorgiou, ndërsa flakët kanë shkatërruar disa hektarë pyje dhe kanë përfshirë të paktën tre shtëpi. Disa fshatra janë evakuuar. Erërat e forta po i pengojnë helikopterët dhe avionët zjarrfikës për të fluturuar mbi zonat ku janë angazhuar shumë njerëz dhe mjete tokësore. Një tjetër zjarr i madh është sinjalizuar në rajonin e Ierapetras në ishullin e Kretës


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek