Apolloni: Tjetėr zbulim interesant

Apolloni: Tjetėr zbulim interesant

Në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apollonisë u zbulua të hënën busti i një gruaje që mendohet se eshte bashkëshortja ose vajza e atletit të zbuluar pak ditë më parë po këtu. Busti i aristokrates nuk është i mirëmbajtur sa busti i atletit dhe është punuar në mermer më pak cilësor, u shprehën specialistët. "Mendohet që mund të jetë gruaja ose vajza e atletit të zbuluar javën e kaluar dhe që i takon shekullit II ose III pas Krishtit”, thanë ata. Busti i gruas ka një stil mjaft të mirë punimi. Veshja është shumë e bukur dhe ka një krehje të flokëve stilistike dhe të veçantë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek