Berisha : PD ka njė formule kompromisi pėr hetimin e zgjedhjeve

Berisha : PD ka njė formule kompromisi pėr hetimin e zgjedhjeve

Kryeministri Berisha ka deklaruar se PD ka disa propozime mbi gjetjen e një kompromisi për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat do t’i dorëzojë sapo të mbyllen pushimet. Në një konference për shtyp nga kalaja e Petrelës në Tiranë, Berisha tha se një dialog PD- PS për gjetjen e kompromisit ekziston. Ndërkohë dhe PS ka paraqitur propozimet. “Ne i kemi studiuar propozimet e tyre dhe në to ka absolutisht elementë racionalë, për të cilët ne jemi plotësisht të gatshëm. Për të tjerat, mendoj përmes mirëkuptimit bilateral, sepse një kompromis arrihet jo mbi baza ultimative, por mbi koncesionesh reciproke. Nëse ekziston vullneti nga PS, Kushtetuta dhe ligjet i japin zgjidhje të plotë problemit, në përputhje me rezolutën e PE”


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek