PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme

 

"Gazeta Shqiptare"

 

MASHTROI 13 BIZNESMENË/ DOSJA E INDRIT ALIUT, SI PËRFITOI 1 MLN EURO
Ekskluzive/ Zbardhet dosja e plotë, historia e pabesueshme e 26-vjeçarit nga Vlora. Supermashtruesi hiqej si ndërtues, drejtor arsimi, shef fondacioni e sekser gjyqesh. Lista e tregtarëve që ranë “viktimë”. Aliu u arrestua në Athinë në nëntor 2009. 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Agjenti i infiltruar: Ja si e futa në kurth Efraim Diverolin.

Një ditë para ditëlindjes, babai: më ktheni Bleonën, s’dua të bëj vetëgjyqësi.

Kreu i Ballit: Ja kush e zhduku arkivin e Mit’hat Frashërit.

 

Gazeta "Koha Jonë" 

 

BE: SHQIPËRIA BËRI PROGRES, GATI VIZAT DHE INTEGRIMI

Ambasadori i Komisionit Evropian tha se vendimi për vizat merret brenda shtatorit dhe statusi për vend anëtar i BE, në nëntor. Vlerësime konkrete dha dje ambasadori Lohan për progresin e vendit tonë në rrugën e integrimit, por dhe në përshpejtimin e heqjes së regjimit të vizave. Pohimi: Angazhimi i BE, është maksimal për shpejtimin e proceseve. 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

PS/ Imeraj: Prifti faktoi akuzat tona.

Bersha/ Nihilizmi i PS, rrënjët në fondamentalizmin komunist.

Kategoritë/ Profesionet e vështira, pagesat suplementare që përfitojnë. 

 

Gazeta “Shqip” 

 

NEGOCIATAT PËR KRIZËN, RUÇI: TAKOHEMI PARA SHTATORIT

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, një ditë pas deklaratës së Kryeministrit: Nuk ka draft të ri. 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Durrës, nëna e adoleshentit të vrarë kërkon mbrojtje.

Matura “digjen” kuotat bosh, nuk rishpërndahen.

Efraim Diveroli rikthehet në burg për trafik armësh. 

 

Gazeta “Panorama” 

 

EDHE INFERMIERET/ PAGAT E MËSUESVE, JA SHTESA NGA SHTATORI

Me 5.5%/ Zbardhet vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të mësuesve.

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Mustafaj: Topi të kërkojë referendum për zgjedhjen nga populli të Presidentit.

Universitetet, s’ka pranime për kuotat që mbeten bosh.

Ministri Basha shtron iftar në Tiranë.

 

Gazeta “Shekulli” 

 

PAGAT E REJA PËR TË GJITHË POLICËT

Vendimi i plotë/ Zbardhen tabelat zyrtare të rritjes së pagave të policëve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe zjarrfikësve. Pagat e reja të efektivëve të policisë të ndara sipas gradave dhe roleve. 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Mbesa e deputetit të PD, gjobë dentistit.

Tiranë/ Grabitësi i maskuar, terror në lokal.

ISSH/ Përfitimet e minatorëve dhe pilotëve.

 

Gazeta “Mapo” 

 

UDHËZIMI I MASH/ KRITERET E REJA TË PUNËSIMIT PËR MËSUESIT

Zbardhet udhëzimi i plotë, ku detajohen kushtet e punësimit që duhet të plotësohen për t’u emëruar në arsimin parauniversitar. “Mësuesit të cilët nuk do të plotësojnë kriteret, për të gjithë ciklet e sistemit të arsimit parauniversitar, të konsiderohen pa arsim përkatës”.  

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Referendumi për kutitë. KQZ refuzon kërkesën.

Sfida e “Berishës’, 5 rrugët për të ulur borxhin me 20 mln USD.

 

Gazeta “Rilindja Demokratike”

 

DENONCIMI I NDËRTUESIT FRATARI: SI MË KËRKOI RAMA 1 MILION USD 
Ofendimi në Bashki: S’të vjen turp, me 10 mijë dollarë do të marrësh lejen e ndërtimit ti! “Kam vite në tokat e mia që kam këtu dhe nuk kam marrë leje. Kur paraqitëm dokumente për leje ndërtimi, Edi Rama na kërkoi 1 milion dollarë”.  

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Berisha thirrje emigrantëve: “Kthehuni dhe investoni këtu”.

Prifti: Koncesioni në lumin e Kardhiqit s’ka shkelje ligjore.

Lohan – Topallit: Integrimi objektiv i përbashkët Shqipëri – BE. 

Gazeta “Integrimi”
WOLFANG GROSSRUCK: TË PABAZUARA KONTESTIMET E OPOZITËS PËR ZGJEDHJET

Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Mospjesmarrja në jetën politike është rruga më e gabuar që mund të ndiqet nga opozita.  

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Intervistë me zv/ministrin Selim Belortaja: Sukseset e arritura nga Ministria e Jashtme.

Pirro Xhixho: Do të ulim çmimet e telefonisë celulare.

Lohan: Integrimi i Shqipërisë në BE, objektiv i përbashkët.

 

Gazeta “Zëri i Popullit” 

 

E VËRTETA/ KOMPANIA E ZHYTUR NË BORXH “POLLI” 18 MILIONË EURO PËR MINISTRIN E BERISHËS

E rëndë/ Fakte të tjera të denoncuara nga opozita për aferën korruptive të ministrit të ekonomisë.

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Denoncimi/ Prona jonë po jepet bakshish për mercenarët e pushtetit.

Shtohen bizneset debitore ndaj tatimeve.

Gazeta “Bota sot” 
KOSOVA PA PËRFAQËSI DIPLOMATIKE NË OKB 
Vota ruse- pengesë për anëtarësimin e Kosovës në OKB 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Zyrtarisht punojnë të gjithë, privatisht, pushojnë me rend! 
Kush i shet e kush i blenë ndërmarrjet e Kosovës në Serbi 

Gazeta “Epoka e re” 
SERBIA DO TË DËSHTOJ 
Përfaqësuesit e institucioneve deri në fillim të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme duhet të punojnë më shumë që të shtohet numri i njohjeve, në mënyrë që pozicioni i Kosovës të forcohet 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
EULEX-i dorëzanë për Hardinajn 
Rexhepi shkarkohet në vjeshtë! 

Gazeta “Express” 
KUSHTET PËR HARADINAJN 
EULEX-i i garanton Tribunalit të Hagës që nëse Ramush Haradinaj lirohet deri në fillim të gjykimit, është i gatshëm të mbikëqyr respektimin e kushteve të propozuara nga mbrojtja. Atij nuk i lejohet mbajtja e posteve qeveritare, as kurrfarë aktiviteti politik publik. Mund të qëndroj vetëm në Prishtinë dhe në Gllogjan. Mund ti lejohet mbajtja e postit të kryetarit të AAK-së, aktivitetet organizative dhe administrative brenda partisë. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Vdes në burg 
Malavi na dëmtoi 

Gazeta “Koha ditore” 
KOSOVA I FRIKËSOHET KUNDËR- REZOLUTËS 
Autoritete në Prishtinë më s’ po flasin për nevojën e deponimit në Asamblenë e Përgjithshme të një projektrezolute favorizuese për Kosovën. Në Qeveri kanë thënë se do të pritet momenti i fundit për të vendosur se si duhet vepruar, kurse në Kuvend kanë vlerësuar se një gjë e tillë do të rriste gjasat e kalimit të projektrezolutës serbe 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
AAK: Tenderi i targave shkakton 706 mijë euro humbje 
Kontraktohet kompania e dytë këshilluese për shitjen e PTK-së 

Gazeta “Kosova Sot” 
SHUMICA, PA ARKA 
Rreth 100 mijë biznese të regjistruara, vetëm një pjesë e vogël e tre kanë instaluar arkat fiskale, derisa rreth 80 për qind e bizneseve edhe pse afatet e përcaktuara nga ATK-ja kanë skaduar, ende nuk i kanë instaluar arkat fiskale. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Kosova përplasë sërish Serbinë me SHBA-në 
Gjyqtarët dhe prokurorët e mosrizgjedhur duhet të trajtohet si të shkarkuar 

Gazeta “Lajm” 
TRASHËGIMIA E KEQE NGA UNMIK-u 
Nga 12 korriku i këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji i Shërbimit Civil të Kosovës, ndërkaq shumë konkurse janë publikuar në harmoni me Udhëzimin Administrativ të UNMIK-ut. Këto keqinterpretime ligjore u shkaktojnë telashe anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, të cilët i shqyrtojnë ankesat e punëtorëve të Sektorit Publik në Kosovë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Në tregun e BE-së me mallra cilësore 
S’ka se si të harrohet çfarë tha GJND-ja më 22 korrik 

Gazeta “Zëri” 
PARREGULLSI NË MFSK 
Komisioni për MFSK-në në shtator do të kërkoj sqarime rreth të gjeturave nga Auditori i përgjithshëm 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete 
Shtatë ditë afat për Çeskën 
Opozita mbështet Isa Mustafën


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek