Një meshë solemne hapi sot në Kalkutë ceremonitë përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, "shenjtores së të varfërve" e cila kaloi një pjesë të madhe të jetë së saj në lagjet e qytetit të mbipopulluar të Indisë. Mesha, e kryesuar nga kardinali Telesphore Placidus Toppo nga Ranchi, u kremtua në selinë e kongregacionit të Misionareve të Bamirësisë Nënë Tereza, të themeluar në vitin 1950, vendi ku ajo u varros në vitin 1997. Një mesazh i Papa Bendiktit XVI u lexua gjatë meshës së ndjekur nga mijëra persona. Kalkuta do të inaugurojë dhe zhvillimin e një festivali ndërkombëtar filmi "Nënë Tereza", me filma dokumentarë mbi jetën e saj.
| Tiranë | 4 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |