Topi: Nuk eshte larg dita kur Nėnė Terza do shpallet shenjtore

Topi: Nuk eshte larg dita kur Nėnė Terza do shpallet shenjtore

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, shprehu sot besimin se do të jetë e afërt dita kur de-jure, Nënë Tereza do të shpallet e shenjtëruar. Nën kujdesin e Presidentit Topi u organizua sot në Presidencë një aktivitet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, ku u prezantua nisma "Rruga e Paqes", një projekt i përbashkët shqiptaro- italian, që pritet të nisë në tetor të këtij viti. "Në emër të popullit shqiptar, unë iu drejtova të gjithë presidentëve të botës të kontribuojnë me një memorie në emër të popujve të tyre, duke vendosur një gur simbolik për të inauguruar fillimin e një rruge që do të ketë emrin 'Rruga e Paqes'", tha Presidenti Topi. "Rruga e Paqes", është një projekt që do të realizohet në një hapësirë të parkut të kryeqytetit.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek