OKB-ja i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të vënë në dispozicion të paktën 40 helikopterë të mëdhenj për t'u ardhur në ndihmë rreth 800 000 personave tërësisht të izoluar në Pakistanin e përfshirë nga përmbytjet, të cilat vazhdojnë të shpërngulin miliona persona në jug të vendit. Në Pakistan i cili po përballet me krizën më të rëndë humanitare të historisë së tij, më tepër se një e pesta e vendit është përmbytur që prej një muaji.Të paktën 1 500 persona kanë vdekur dhe rreth 20 milionë të tjerë janë prekur në shkallë të ndryshme. Sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth tetë milionë persona të prekur kanë nevojë për ndihmë urgjente.
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |