Medalja e Mirėnjohjes pėr Helmuth Lohan

Medalja e Mirėnjohjes pėr Helmuth Lohan

Presidenti Topi, dekoroi sot Ambasadorin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, zotin Helmuth Lohan, me “Medaljen e Mirënjohjes” në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Presidencë, në prani të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, si dhe anëtarëve të Kabinetit të Presidentit.

Pas nderimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës i dorëzoi “Medaljen e Mirënjohjes” zotit Helmuth Lohan dhe dekretin me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Me anë të kësaj dekorate, Presidenti i Republikës shprehu vlerësimin e tij për veprimtarinë e gjerë dhe të dobishme të Ambasadorit Lohan në dobi të zhvillimit të gjithanshëm të Shqipërisë, forcimit të demokracisë e shtetit të së drejtës, me synim integrimin sa më shpejt të vendit tonë në familjen evropiane.

Ambasadori Lohan, duke shprehur mirënjohjen për këtë nder të madh, theksoi mes të tjerash se: “Dëshiroj t’ju siguroj, zoti President, se Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm i Veprimit i Bashkimit Evropian dhe të tjera institucione evropiane – së bashku me punonjësit e tyre, – do të vazhdojnë të ndihmojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj integrues. Në një analizë përfundimtare, është vetë Shqipëria ajo që do të përcaktojë ritmin e përparimit të saj drejt Bashkimit! Në këtë drejtim, ju uroj suksese juve zoti President dhe të gjithë shqiptarëve në përpjekjet tuaja për një bashkangjitje të shpejtë me Bashkimin Evropian!”
Kreu i shtetit zhvilloi më pas një takim të shkurtër lamtumire me Ambasadorin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, zotin Helmuth Lohan, i cili është në prag të përfundimit të mandatit të tij në krye të këtij delegacioni në Tiranë.
Presidenti Topi falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme që Komisioni Evropian i ka dhënë Shqipërisë në procesin e përmbushjes së standardeve dhe kërkesave për integrimin në Bashkimin Evropian, ku vendi ynë dhe populli shqiptar aspirojnë të jenë pjesë me arritjet dhe vlerat e tyre më të mira. Gjithashtu, Kryetari i shtetit vlerësoi kontributin dhe angazhimin personal të Ambasadorit Lohan përgjatë të gjithë proceseve integruese të Shqipërisë dhe i uroi suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike.

Ndërkaq, Kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan, pasi falenderoi Presidentin Topi për bisedën e ngrohtë dhe miqësore, vlerësoi rolin e rëndësishëm, pozitiv dhe moderator të Presidentit si autoriteti më i lartë moral i vendit dhe si garantues i Kushtetutës dhe i ligjeve. Ambasadori Lohan, duke siguruar se angazhimi i BE-së do të vazhdojë të jetë maksimal për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në strukturat e saj, u shpreh se do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në vendin tonë, edhe pas përfundimit të misionit së tij, me besimin e plotë në integrimin e shpejtë të Shqipërisë edhe zyrtarisht në Bashkimin Evropia


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek