Dorina Leka është konkurrentja e parë shqiptare, e cila do të marrë
pjesë në Reality Show “X Factor”, i rrjetit italian “Rai 2”, një format
televiziv që vë në garë këngëtarët e rinj. Lajmin e kanë bërë të ditur
mediat e Triestes, ku artistja 24 vjecare jeton prej vitesh. “Një zë me
ndjeshmëri të madhe që dridhet në ritmet e muzikës. Shpirti i rrok-ut,
shpirti i saj rebel dhe mosha e re, u morr fillimisht me
skepticizëm...”, shkruan e përditshmja italiane “Il Piccolo” për
artisten shqiptare. Dorina Leka, 24 vjeç, ka sudiuar në Itali për
pianoforte, por ka edhe një zë me ndjeshmëri të madhe. Ajo vjen në këtë
edicion të katërt të "X Factor" si "gjetje" e Anna Tatangelos, një nga
pjesëtaret e jurisë.
ShtypiDites