PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të shtunën:

 

     Gazeta "Panorama"

 

NË PROKURORI/KONÇENSIONET, MERREN NË PYETJE VOKSHI DHE BRAÇE

 

     Hetimi për korrupsion/Zyra e Task-force në Prokurorinë e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për korrupsion e shpërdorim detyre, pas akuzave të ditëve të fundit të deputetëve të PS-së e PD-së. Albana Vokshi është thirrur dje në mesditë për 90 minuta dhe ka dorëzuar kontratën e Alban Tartarit. Pas saj, ka dhënë shpjegime për rreth 2 orë edhe Erion Braçe. Gjatë kësaj kohe nga selitë e dy partive janë lëshuar deklarata me pyetje retorike ndaj ministres Bregu e figura letrate të deputetit Gaçi.

 

     Tituj të tjerë të kësaj gazete:

 

Vendimi i Qeverisë, pagat e reja për SHKB e doganierët 
Propozimet/Ruçi: gati për fletët e votimit në Venecia
Ministri serb në Tiranë: Për sëmundjet nuk ka kufij

 

     Gazeta "Shqip"

 

PUNONJËSIT E RREMË TË MINISTRISË, GJOBA NË KORÇË E POGRADEC

 

     Prezantoheshin si punonjës të Ministrisë së Financave, prangosen për vjedhje me anë të mashtrimit dhe përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore. Burime policore thanë për gazetën se 3 persona janë arrestuar në flagrancë dje në Korçë, pasi u vinin gjoba lokaleve të këtij qyteti duke u prexzantuar si punonjës të dikastereve të Ekonomisë dhe Financave.

 

     Tituj të tjerë të kësaj gazete:

 

Braçe dhe Vokshi në Prokurori 
Ruçi: Komisioni i Venecias të vendosë për fletët 
Godo: Në qeveri duhet të ndërrohen 4-5 ministra

 

     Gazeta "Mapo"

 

PAGAT E REJA PËR MËSUESIT DHE USHTARAKËT

 

     Rritet paga mujore e ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura, nëpunësve të disa institucioneve të pavarura, arsimtarëve parauniversitarë, punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme dhe punonjësve të doganave. Tabelat me të gjitha ndryshimet sipas kategorive.

 

     Tituj të tjerë të kësaj gazete:

 

PS-PD, zbardhen dy formulat për hetimin e zgjedhjeve 
Celularët, ndryshojnë rregullat për numrat e rinj
Akuzat për korrupsion/Dëshmitë e Vokshit dhe Braçes në Prokurori

 

     Gazeta "Koha Jonë"

 

PS I BINDET NDËRKOMBËTARËVE: PËR KUTITË, PRESIM VENECIAN

 

     Ndryshon qëndrimi i opozitës për hetimin e zgjedhjeve, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, foli dje për draftin që i është paraqitur mazhorancës. Gjashtë muaj, pasi diplomacia e huaj dhe Kryeministri Berisha sugjeruan që kërkesa për hapjen e kutive të votimit t’ i drejtohej Komisionit të Venecias, PS pranon nismën. Siguron se kushdo qoftë vendimi, do të pranohet.     

 

     Tituj të tjerë të kësaj gazete:

 

Adoleshentët, sa të thekur për alkool
Golem/Kompleksi i Artan Dulakut derdh ujërat e zeza në det
Ndryshimet/Masteri, tani e tutje nuk fitohet pa provimin e anglishtes

 

     Gazeta "Rilindja Demokratike"

 

SA DO TË RRITEN PAGAT PËR MËSUESIT DHE 5 KATEGORI TË ADMINISTRATËS

 

     Zbardhet vendimi i Qeverisë mbi strukturën e pagës për kategori të ndryshme nëpunësish. Rritja e pagave për mësuesit parauniversitarë, punonjësit e administratës në institucione të pavarura, punonjësit e doganave, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe ushtarakëve të FA dhe atyre të NATO-s.

 

     Tituj të tjerë të kësaj gazete:

 

Paloka: PS po reflekton, transparenca e zgjedhjeve sipas PE
UNESCO shuplakë Tares së Ramës, Butrinti pasuri ndërkombëtare 
Pasuria e Ramës në emrin e sekserit "Lepuri"

 

     Gazeta "Integrimi"

 

LSI E TIRANËS/ZGJEDHJET NË LSI, MODEL I NJË GARE DEMOKRATIKE

 

     Më 26 shtator, me anë të parimit “një anëtar, një votë” do të zgjidhet kryetari i ri, nënkrytarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së së Tiranës.

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

 

Zëri i Amerikës/Shqipëria shton përpjekjet për rritjen e sigurisë dhe rendit 
Një milion aplikime për pasaportat biometrike 
Emigrantët i kthejnë kursimet në pasuri të paluajtshme  

 

     Gazeta "Zëri i Popullit"

 

GRAMOZ RUÇI: JA PROPOZIMET E PS PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE

 

     PS: Tre shtyllat e propozimeve për daljen nga ngërçi. Të nisë hetimi parlamentar për 28 qershorin. Ekzekutimi i fletëve të votimit do të thotë mbyllje e dialogut me mazhorancën. Ruçi: Berisha t’i përgjigjet propozimeve tona për zgjidhjen. Nuk ka më kohë.

 

     Tituj të tjerë të kësaj gazete:

 

Rritet sërish çmimi i bukës, fatura më e rëndë për pensionistët
Ekspertët: Bizneset penalizohen padrejtësisht nga tatimet
Opinione/Udha e pajtimit mes popujve të rajonit

Gazeta “Bota sot” 

VESTERVELLE: PO LOBOJMË PËR NJOHJE TË REJA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 
Ministri gjerman në Kosovë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Shantazhet e Tadiq për Kosovën 
Sejdiu:Beogradi të ndihmojë zbardhjen e fatit të zhdukurve 


Gazeta “Epoka e re” 

THIRRJA E VESTERVELLES 
Edhe pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Rasti Qeska në Gjykatën Kushtetuese 
Kanë durim deri në janar 


Gazeta “Express” 

MENAXHERË TË PAZOTË 

Rexhep Selimi po mendon të kthehet në AAK. Ai, ditë më parë, ka biseduar me zyrtarë të lartë të AAK-së për këtë çështje, por ende ka mbetur pa përgjigje. Edhe pse dëshiron t’i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt, Selimi nuk heziton t’i nënçmojë nënkryetarët e AAK-së. Sipas tij, ata nuk po dinë ta menaxhojnë partinë. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Thirrja e Evropës 
Zhvillimi kah Shqipëria 

Gazeta “Koha ditore” 

VESTERVELLE: SHTETI ËSHTË REALITET, BISEDONI ME SERBINË 
Kryediplomati gjerman ka theksuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një kompromis për të zhvilluar bisedime direkte për çështje që janë me interes të përbashkët. Ai ka siguruar se Gjermania do të mbështesë Kosovën në perspektivën e saj evropiane, por si parakusht për të arritur sukses në këtë proces ai ka thënë se është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
OSHP obligon Doganën t’ia japë tenderin kompanisë nën hetime 
Nuk ka datë për shqyrtimin e lirimit me kusht të Haradinajt 

Gazeta “Kosova Sot” 

NJIHENI KOSOVËN 
Vizitën në Prishtinë, ministri i jashtëm gjerman e ka shfrytëzuar edhe për një thirrje të re publike adresuar pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta marrin këtë vendim, sa më shpejtë që të jetë e mundur për të përshpejtuar edhe perspektivën evropiane të shtetit më të ri në botë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
PTK-ja, 70 milionë të hyra 
Gjermania, lobim i fortë për Kosovën 


Gazeta “Lajm” 

PAVARËSIA, PUNË E KRYER 
“Mendimi i GJND-së ka dëshmuar se rasti i Kosovës është “sui generis” dhe nuk paraqet precedent për rastet e tjera në botë”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, gjatë vizitës në Kosovë. Ai përshëndeti progresin e arritur në Kosovë, inkurajoi institucionet që të vazhdojnë tutje dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të BE-së, që ta njohin pavarësinë e Kosovës 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Serbia pranon ta ndryshojë rezolutën 
Sparks, zëvendës shef i EULEX-it? 

Gazeta “Zëri” 

LUFTA QË LË REHAT QEVERINË 
AAK dhe AKR kanë filluar një betejë të re akuzash të rënda mes vete 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Rektori me afat “të skaduar” 
Prishtina kundër opsioneve të GNK-së 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek