Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle, tha në takimin me drejtuesit më të lartë të Kosovës, në Prishtinë, se Gjermania do të angazhohet në tërë botën për njohje të tjera të Republikës së Kosovës. "Pavarësia e shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Kosovës janë realitet. Këtë gjë e ka vërtetuar edhe mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili ishte shumë i qartë. Tani është koha që të ndërtohet një bazë ekonomike stabile për qytetarët e Kosovës”, tha Westerwelle, gjatë një takimi të përbashkët me Presidentin e Republikës, Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
| Tiranë | 9 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |