Basha: Ministrat e brendshem të BE me siguruan per heqjen e vizave

Basha: Ministrat e brendshem të BE me siguruan per heqjen e vizave

Në mbledhjen e e vjeshtës, Këshilli i Ministrave të Brendshëm do të marrë vendimin mbi propozimin e KE-së për heqjen e vizave për Shqipërinë, eshte kjo garancia qe ka marre ministri i Brëndshëm, Lulzim Basha ne Forumin e 10-te te ministrave te Brendshem te BE-se nga homologët e vëndeve anëtare të BE. “Koleget e BE-se më siguruan se presin finalizimin e hapave teknikë nga KE dhe shprehen besimin që në mbledhjet e tyre të ardhshme, në Tetor apo Nëntor, të finalizojnë vendimmarrjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë", tha Basha. Në Forum Shqipëria u vlerësua si shembull në rajonin e Ballkanit Perëndimor për menaxhimin e integruar të kufijve dhe dokumentët e identitetit sipas standarteve europiane.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek