Kadafi vizitė zyrtare nė Romė

Kadafi vizitė zyrtare nė Romė

Lideri libian Muamar Kadafi mbërriti të dielën në Romë për një vizitë me rastin e 2 vjetorit të nënshkrimit të traktatit të miqësisë Itali-Libi, që u dha fund mosmarrëveshjeve për periudhën koloniale. Kolonel Kadafi, i veshur në mënyrë tradicionale, u prit në aeroportin "Ciampino" nga ministri i Jashtëm Italian, Fratini. Detajet e vizitës së tij, e katërta që prej pak më tepër se një viti, nuk dihen ende. Të hënën ai do të marrë me kryeministrin Silvio Berluskoni në një ceremoni festive me rastin e dy vjetorit të traktatit të miqësisë i nënshkruar në 30 gusht të vitit 2008 në Benghazi, në Libi.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek