PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme 

 

Gazeta “Mapo”


HETIMI PËR KORRUPSION/ PROKURORIA NË BASHKINË E TIRANËS PËR LEJET E NDËRTIMIT

Do të hetohen kërkesat për leje ndërtimi të kompanisë, “Vision Construction”, në bashkëpronësi të Arian Tartarit dhe pjesa e 20% të aksioneve të Dritan Avllajt ose “Tan Leprit”, i akuzuar si sekseri i kreut të Bashkisë. Destinacioni i dytë, Ministria e Ekonomisë për HEC-t. Dje akuza të reja. Bregu: Kompania e burrit tim, inaktive. PS: QKR e pezulloi me urdhër të ministres, ja faktet.  

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Shoferi: Si më sulmuan huliganët grekë me Molotov.

Dështon legalizimi me bono, afati i përdorimit në skadim. 

 

"Gazeta Shqiptare"


TJETËR SKANDAL NË POLICI, MAKINAT HARXHOJNË DYFISH

Dyshime për autoveturat e reja, ose për vjedhje karburanti për policët. Duhej të harxhonin 6-8 litra për 100 km, konsumojnë 14 litra. Zyrtarët e policisë: Po hetojmë procedurat dhe trafikun. Eksperti Boçi: Edhe ngjyra e makinave, jo ajo zyrtare.   

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Polici: Si u shitëm boshnjakëve 1 mijë ton armë në 92’-93’

QKR “fshin” firmën e burrit të ministres pas akuzës së PS.

Korçë, PD s’do planin urbanistik: Ka shumë pallate. 

 

Gazeta "Koha Jonë"


ELMAZ SHERIFI: MEDIOKRITETI I EDI RAMËS, PO SJELL DËSHTIME NË PS

Intervista/ Ish-zyrtari socialist akuzoi kryesocialistin për përçarjen e partisë dhe frymën antidemokratike e mediokre që ka imponuar në PS. Sherifi pohoi se “Rama hodhi akuzat për manipulim, në momentin kur Meta pranoi ftesën e Berishës për bashkëqeverisje”.

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Mete-Duraj/ “Në shoqëritë koncesionare nga pozita dhe opozita".

ISHP: Tirana 3 herë më shumë e ndotur se normalja, jo ndërtime te Liqeni.

Athinë/ Ultrasit grekë, “Molotov” autobusit shqiptar, nuk ka asnjë të plagosur.

 

Gazeta “Shqip”


RULI DHE PRIFTI FTOHEN NË PROKURORI

Opozita përshkallëzon akuzat. Reagon Bregu: Bashkëshorti nuk ka përfituar. Dy ministrat e Ekonomisë thirren për dëshmi rreth procedurave për HEC-et me koncesion. Hetimi shtrihet deri në qeveri.

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Tirana dorëzon në Bruksel raportin për vizat.

Bumçi: LZHK, në koalicion me PD për Tiranën.

Vrasja e Konomit, vëzhgohet një servis në Tiranë. 

 

Gazeta “Panorama”


MISTER AUTORËT/ ZHDUKET CELULARI I POLICIT TË VRARË

Eksperimentohet vrasja/ Policia dhe prokurorë të krimeve të Rënda kanë vijuar dje hetimet për zbulimin e autorëve të vrasjes së policit Kolë Ndreshaj, dy ditë më parë në Shkodër. 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Zbulohet vlerësimi i Enver Hoxhës për një shkrim të Kadaresë në 1979.

Greqi, tri bomba Molotov ndaj autobusit shqiptar.

Legalizimet, pronarët kompensohen në shtator.

 

Gazeta “Shekulli” 

 

PROKURORIA: E VËRTETA E LEJES “VOKSHI”

Hetuesit verifikojnë akuzat e deputetes: Bashkia nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. Prokurorët kërkojnë procesverbalet e mbledhjes së qeverisë për koncesionet e Albana Vokshit, akuza: Shpërdorim detyre. 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Greqi, bomba Molotov atobusit shqiptar.

Kuvendi/ Topalli mbledh konferencën e kryetarëve.

Krimi/ Vrasja e policit në Shkodër, ende pa motiv. 

 

Gazeta “Rilindja Demokratike”

 

VLERA E NJË APARTAMENTI, 270 EURO PËR M2 I DO VETËM “LEPRI” I RAMËS 
Sa ndikon tek çmimet e banesave gjoba e kartelit mafioz të ndërtimeve të kryebashkiakut. 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Plazhi i Llamanit, foto e javës në New York Times.

Eksportet shqiptare në Kinë, rritje me 60% në 6 muaj.

Aplikimi për përfitimin e banesave nga shteti, ja procedurat. 

 

Gazeta “Integrimi” 

 

RIORGANIZIMI/ LSI, NË NJË PROCES PËR RRITJEN E ROLIT TË STRUKTURAVE TË SAJ

Procesi i riorganizimit i nisur nga disa muaj më parë do të rikonfirmojë vitalitetin dhe forcën organizative, politike dhe elektorale të strukturave të LSI-së. 

 

Tituj të tjerë të kësaj gazete:

Ministri i Jashtëm takohet me homologun nga Guatemala, Melgar.

Meta, lobing që edhe vende të tjera të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ministri Vasili/ Strategji kombëtare për kontrollin e barnave të falsifikuara.  

 

Gazeta “Zëri i Popullit” 

 

KORRUPSION 3/ MANOVRA ME DOKUMENTET E SHTETIT ZHYT MINISTREN. TRONDITJE NË QEVERI

Plas skandali i tretë brenda një muaji në qeverinë e korrupsionit.

Gazeta “Bota sot” 
SERBIA I MASAKROI, TASH I MBAN PENG KUFOMAT E SHQIPTARËVE 
30 gushti, Dita Botërore e të Zhdukurve 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Do të shkarkoj të gjithë përgjegjësit në polici, edhe ata në veri 
A do ta “ringjallë” LDK-në Ukë Rugova? 

Gazeta “Epoka e re” 
GARANTON PAGAT PËR MËSIMDHËNËSIT, DO TË RRITEN NË 2011-N 
Ministri Enver Hoxhaj, përpos që ka dhënë garanci se në 2011-n do të rriten pagat e mësimdhënësve, u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës. “Fushata ime politike ka përfunduar në nëntor të vitit 2007, kur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ftoi zgjedhjet dhe e mori mandat të shpallë Kosovën shtet të lirë e të pavarur. Kurse mandati im si ministër i Arsimit është që ky shtet të jetë i dijes”, ka deklaruar Hoxhaj 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Clinton: Maqedonia ta kundërshtojë projektrezolutën serbe 
Sadriu sërish drejtor në QKUK 

Gazeta “Express” 
NISEM NGA VELANIA 
Garën time do ta filloj në degën e Presidentit Rugova – në Velani. Kemi nevojë për personalitete si Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa. Ngrirja e postit të Kryetarit ka krijuar zbrazëtira në hierarkinë dhe udhëheqjen e LDK’së. Koalicioni aktual PDK-LDK është në të mirën e vendit. Zgjedhjet e ardhshme duhet të mbahen në kohë të rregullt. Kështu flet në vazhdimin e dytë të intervistës ekskluzive për Express, Ukë Rugova, djali i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Fshesa e beharit 
Shtohet presioni 

Gazeta “Koha ditore” 
HAGUE SHTON PRESIONIN KUNDËR REZOLUTËS SË SERBISË 
“Beogradi e ka dorëzuar projektrezolutën në OKB pa u konsultuar me asnjërën nga ambasadat perëndimore në kryeqytetin e Serbisë. Që nga ajo kohë vetëm një takim i ambasadorëve të Quintit është zhvilluar me ministrin e Jashtëm serb, Jeremiq. Ambasadorët ndiejnë se janë të pafuqishëm, andaj ndërhyrja e ministrave të jashtëm është e mirëseardhur”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë evropian i akredituar në Beograd 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Krasniqi: BE-ja synon një rezolutë që e njeh pavarësinë 
Ali Sadria rikthehet në krye të QKUK-së 

Gazeta “Kosova Sot” 
ARRIJNË SINJALET PËR NJOHJE TË REJA 
Në prag të diskutimit në OKB të një rezolute të paraqitur nga Serbia për bisedime me Kosovën, kanë arritur sinjalet e para për njohje të reja. Premtimet për njohje mbahen konfidenciale 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Vetëm 2200 biznese me arka fiskale 
Kuvendi, seancë solemne për Nënën Terezë 

Gazeta “Lajm” 
DOGANA E “MBRON” KONTRABANDËN 
Ndonëse bëhet fjalë për një “gjah” relativisht të majmë (rreth 14 mijë litra verëra të shtrenjta me prejardhje nga Spanja, Maqedonia Italia dhe Franca), autoritetet e Doganës janë përkujdesur që rezultatet e aksionit të tyre të mos paraqiten në opinion! Burime të gazetës “Lajm”, të afërta me Doganat, kanë theksuar se ky rast është duke u heshtur me qëllim për të mos e dëmtuar kompaninë që i është zënë malli. Tendenca e Doganave për të heshtur këtë rast lë për të dyshuar mbrapa kësaj mund të fshihet ndonjë aferë korruptive. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Ndryshon, apo tërhiqet rezoluta? 
Berishët kërkojnë edhe 23 kufoma 

Gazeta “Zëri” 
DORËZOHET SERBIA 
Nuk përjashtohet mundësia që rezoluta serbe të dështoj dhe në AP të miratohet një deklaratë apeluese për negociata 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete 
Dështon Bukoshi, Sadriu rikthehet në QKUK 
Kërkohet trysni mbi Beogradin për të pagjeturit 


ShtypiDites,Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek