Presidenti amerikan, Barack Obama do të shënojë sot datën simbolike të përfundimit të operacionit të luftimeve të ushtrisë amerikane në Irak, shtatë vjet pas pushtimit, të cilin ai e kishte kundërshtuar, ndërkohë që vendi duket akoma larg stabilitetit. Nga zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë, rezervuar për raste të veçanta, Obama do t'i drejtohet bashkatdhetarëve të tij me një fjalim televiziv duke nisur nga ora 20:00 GMT. Sot në mëngjes, ai zhvilloi një vizitë në bazën ushtarake të Teksasit për t'u takuar me ushtarët. Numri i efektivëve të ushtrisë amerikane në Irak është ulur nën 50 000 ushtarë dhe duke nisur nga e mërkura, ato do të ngarkohen për të trajnuar dhe ndihmuar ushtrinë irakiane
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |