PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

 Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e mërkurë, në shtypin shqiptar:

 

Gazeta "Shqip":

 

   AKUZA FIRMOS KATËR FLETËTHIRRJE - ILDKP, hetim pasurive të Priftit, Bregut dhe Vokshit. Teksa politika po thërret me të madhe për akuza reciproke në afera korrupsioni, institucioni ligjor për kontrollin e pasurisë së funksionarëve, ndonëse pa bujë e zhurmë, po punon paralelisht ose edhe më shpejt se zëdhënësit politikë.  

 

Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

MEICO rigjallëron tregëtinë e armëve nga Shqipëria 
Shkollat/Mësuesit, raport për shëndetin mendor 
Kuvendi me imazh të ri. Topalli ndërton sallën ovale

 

Gazeta "Shekulli":

 

   TARTARI-AVLLAJ, PËRBALLË NË PROKURORI - Prokuroria thërret Arian Tartarin të japë shpjegime për akuzën 100 milionë euro. Administratori dhe aksioneri më i madh i kompanisë “Trevi Group” dhe i shoqërisë ndërtuese “Vision Contruction”, Arian Tartari është akuzuar nga gruaja me të cilën bashkëjeton dhe nga fëmijët, se ka dhënë rryshfet për një leje ndërtimi.     

 

Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

 

Fullani: Do ulen interesat e kredive 
Majko: Protesta që të mos përfundojmë si në vitin 1997 
Shkodër/ Ndërtohet skena e vrasjes së policit

 

“Gazeta Shqiptare":

 

   SHQIPËRIA NË SEKRETET E “WIKILEAS”- “Bankers”, shpërrthimet misterioze te puset e naftës. Agjensia “WikiLeas”: Kompania që e solli nuk tregon emrin. Raporti: “Dy shpërrthimet në pusin 646 prishën 300 shtëpi, ndotën ujin e pijshëm”. Konkurenca bëhet për privatizimin e Albpetrolit. 

 

   Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete:

 

Butrint, fidani i ullirit i mbjellë nga Berisha në 2008, drejt tharjes 
Gazprom përgënjeshtron Berishën: Nuk do të kemi investime në Shqipëri
Futboll: Kombëtarja e fillon me sherr, Tirana rikthen Mukën

 

“Koha Jonë":

 

   DRITAN PRIFTI: AKUZAT E PS, PO TREMBIN BANKAT E INVESTITORËT - Kreu i Ministrisë u shpreh se “investitorët janë të shqetësuar, sepse bankat po tërhiqen nga mbështetja që kanë ofruar për koncesionet”. Prifti tha se nuk ka paragjykime për koncesionet, duke pohuar se, “aksioner me kunatin e Bregut është edhe dhëndri i një deputeti të PS-së”.

 

    Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete:

 

Apeli/ Berisha, prefektëve: Prioriteti ynë, turizmi dhe rrugët rurale 
Rikonstruksioni/ Kuvendi ndryshon pamje pas 60 vitesh, tani me sallë moderne 
Pakujdesia/ Aksidentet rrugore, një bilanc lufte, 12 viktima brenda ditës së djeshme

 

Gazeta "Panorama"

 

    AKUZA PËR RRYSHFETET. PROKURORIA: BALLAFAQIM MES TARTARIT E TAN LEPURIT-    Ndërtimi te liqeni. Njësia Task-Force në Prokurorinë e Tiranës ka vendosur të marrë në pyetje në fundjavë pesë ortakët e kompanisë “Vision Construction”. Akuzat e deputetes Albana Vokshi për dhënie 20 për qind të aksioneve në formë rryshfeti, do të përballen me dëshmitë e bashkëjetuesit të saj, Arjan Tartari dhe ortakut, Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri.

 

    Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete:

 

Burri i ministres Bregu: U tërhoqa nga biznesi se projekti dështoi, QKR vonoi ç’regjistrimin 
Vlorë, makina bie nga rruga mes plazhistëve, vdes shoferi; 
Durrës/ Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, 42-vjeçari

 

Gazeta “Mapo”

 

BREGU: JA PËRSE NUK I DEKLAROVA AKSIONET E BURRIT TIM- Ministrja e Integrimit u përgjigjet akuzave të PS-së për aksionet e bashkëshortit në një kompani private dhe koncesioneve të HEC-eve të kunatit: “As nuk më ka rënë ndërmend të deklaroj, pasi firma nuk ka punuar asnjë ditë”.

 

    Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete:

Universitetet, dalin pikët e maturantëve pas korrigjimeve; 

Dëshmitë peng, Arjan Tartari e Dritan Avllaj jashtë Shqipërisë
Materiali sekret për marrëdhëniet Shqipëri-Itali në vitin 1982

Gazeta “Bota sot” 

SHQIPTARËT PA NJË KORNIZË POLITIKE GJITHËKOMBËTARE 
Edhe më tutje të ndarë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Limaj: Skenderajn dhe Drenicën po e nxjerrim nga harresa 
Veriu mbrohet edhe me forcë 


Gazeta “Epoka e re” 
ZOGAJ KA PUNUAR MIRË 
Tahiri: Gani Zogaj e ka kryer punën konform ligjit 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Çuditën me AAK-në 
15 shtete pritet ta njohin Kosovën 

Gazeta “Express” 

UKA HAP DEBATIN NË LDK 
Në LDK nuk janë entuziazmuar nga lajmi se Ukë Rugova po hyn në polit. Anëtarët e kryesisë thonë se çdokush është i mirëseardhur në LDK, duke mos i dhënë dimension të veçantë inkuadrimit në politikë të djalit të Presidentit të ndjerë. Njerëzit e Fatmir Sejdiut frikësohen se Ukë Rugova mund të rreshtohet kundër tyre në Kuvendin e ardhshëm Zgjedhor. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Suspendimet e BIK’ut 
Lëshon pe 

Gazeta “Koha ditore” 

AS HAUGE S’MUND TA BINDË BEOGRADIN QË TË TËRHEQË REZOLUTËN 
Pas shefit të diplomacisë gjermane, edhe sekretari i Jashtëm britanik vizitoi Serbinë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Krasniqi: Plani i Ahtisarit zgjidhje e vetme për veriun 
Me vitin e ri shkollor nis edhe fushata për siguri në trafik 


Gazeta “Kosova Sot” 
HUMBËM 7 MILIARDË AURO 
10 vjet të buxhetit të varfër të Kosovës nga evazioni fiskal 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Viti i ndryshimit 
ATK-ja në prag të dështimit me arkat 

Gazeta “Lajm” 

TOKA PENG I LIGJIT 
Pronarët legjitimë nuk mund t’i kthejnë tokat e nacionalizuara në Kosovë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Amerika kundër rezolutës serbe 
Zgjedhja për veriun, plani i Ahtisarit 


Gazeta “Zëri” 

AHTISARI ME SHOKË SHUMË 
Diplomatë perëndimorë janë në një ofensivë për të siguruar se rezoluta nuk cenon mendimin e GJND-së, statusin e Kosovës dhe Pakon e Ahtisarit 

Vijojnë disa nga titujt Polici i harruar 
Behari në konkurs 
E nis me vrull


ShtypiDites,Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek