Beogradi gati pėr kompromis me BE

Beogradi gati pėr kompromis me BE

Beogradi zyrtar ka shprehur gatishmërinë e gjetjes së një kompromisi me Bashkimin Evropian lidhur me rezolutën për Kosovën, ndërkohë që kjo gatishmëri është shprehur nga autoritetet më të larta shtetërore të Serbisë, pas takimeve të djeshme me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, William Hague. Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç i ka deklaruar zyrtarit të lartë britanik se Beogradi ishte i gatshëm për një kompromis,"që do të ishte i pranueshëm edhe për partnerët evropianë të Serbisë". Cvetkoviq, sipas deklaratës së kabinetit të tij, theksoi se qeveria e Serbisë "është e bindur se dialogu është rruga e vetme për të gjetur një zgjidhje kompromisi lidhur me Kosovën".


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos