Poni: Se shpejti aplikimi per pasaporta edhe neper konsullata

Poni: Se shpejti aplikimi  per pasaporta edhe neper konsullata

"Një projektligj që pritet të çojë sistemin e prodhimit të dokumentave të reja të identitetit në perfeksion, do të diskutohet së shpejti në Kuvend", tha për ATSH-në, zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Ai shpjegon katër pikat kryesore ku mbështeten ndryshimet, të cilat lidhen me persosmërinë e sistemit, hapjen e aplikimeve në konsullatat shqiptare në ndihmë të emigrantëve për pajisjen e shpejtë me pasaporta biometrike, etj. "Me rëndësi mbetet hapja e menjëherëshme e zyrave të aplikimit në konsullatat shqiptare në Romë, Milano, Athinë e Selanik në shërbim të emigrantëve shqiptarë", tha Poni.

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek