Negociatat
e drejtpërdrejta të paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve
filluan te enjten në Uashington, ku Sekretarja amerikane e Shtetit,
Hilari Klinton, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe
presidenti i Autoritetit palestinez Abu Mazen dhanë deklaratat
përkatëse. Klinton deklaroi se ky është një hap mjaft i
rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon. Kryeministri
izraelit Netanjahu theksoi se palestinezët duhet ta njohin Izraelin
si kombin dhe shtetin e popullit hebre, ndërsa Abu Mazen theksoi se
izraelitët duhet t'i japin fund ndërtimit të vendbanimeve të reja
në tokat e pushtuara.
ShtypiDites