Titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme:
Gazeta "Shqip"
OSSH: DO RRITET ÇMIMI I ENERGJISË
Kompania aplikon pranë entit rregullator për rritjen nga 1 janari i vitit 2011. ERE: Tarifat e reja, vendimet në dhjetor. Skenarët për të frenuar shtrenjtimin e kilovatit, të cilin CEZ e do 15 % më tepër.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
- BE: Prokuroria të mbrohet me ligj nga sulmet politike
- Vendburimet e naftës në Fier, objekt hetimi
Gazeta "Mapo"
HETIMI I ILDKP: ÇFARË RREZIKOJNË VOKSHI DHE BREGU
Deputetja e PD-së nën hetim për konflikt interesi në dhënien e licensës për "Stream Oil", penalitetet nga gjoba deri në anullimin e marrëveshjes.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
- Berisha: Finacimi publik te studenti
- Zgjedhjet PS: Hetimi varet nga fletët
Gazeta “Koha Jonë”
PE: HEQJA E VIZAVE, KRITERET U PLOTËSUAN
Europarlamentarët evidentuan se është punuar me strategjinë për riintegrimin e të kthyerve dhe se ka arritje nga antikrimi dhe lufta ndaj korrupsionIt. Pas dy javësh vjen konfirmimi pozitiv për lëvizje të lirë brenda vitit.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
- Kompromisi/Ngërçi, Patozi i dorëzon Rucit përgjigjet
- Rifreskimi i targave do të bëhet pa asnjë pagesë
"Gazeta Shqiptare"
GENC RULI I JEP HIDROCENTRAL BURRIT TË RAJMONDA BULKUT
Ish-ministri i ka dhënë me bonus qeverie kunatit të së motrës HEC në Bëncë. Si ndryshoi kompania e Fatos Pashkos nga kompani mobilimi ne kompani energjitike.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
- Vizat, vendimi për Shqipërinë do merret në Nëntor
- Tropojë, hidhet granadë të shtëpia e mikut të Haklajt
Gazeta “Shekulli”
DEKRETI, ZGJEDHJET VENDORE NË MAJ
Presidenca përgatit dekretin, data e zgjedhjeve ende në dyshim, me fundit të prillit dhe majit. Topi referon Majin. Presidenti Topi pothuajse ka përfunduar dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilën pritet ta dorëzojë në Kuvend brenda këtyre ditëve.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
- PS- PD, arrihet pakti për komisionin hetimor
- Propozimet e PS për zgjidhjen e krizës
- Mblidhen kryetarët, përcaktojnë kalendarin e punimeve të Kuvendit
Gazeta “Panorama”
NEGOCIATAT, PATOZI, LETËR RUÇIT, OFERTË E RE PËR KUTITË
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi i ka paraqitur dje ofertën e re të maxhorancës për hetimin e zgjedhjeve. PD propozon ngritjen e Komisionit Hetimor për të hetuar të gjitha pretendimet e PS-së.Tiranë, vdesin të asfiksuar në pus dy vëllezër
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
- KE, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për vizat
- Promovimi i librit, Fevziu mbledh Topin, Berishën dhe Thaçin
Gazeta "Rilindja Demokratike"
SHQIPËRIA PA VIZA NË EUROPË BRENDA 10 JAVËVE TË ARDHSHME
Raportuesja e PE-së, Fajon kërkoi nga PE pëshpejtimin e procedurave për lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe boshnjakëve duke u shprehur se "nuk ka më asnjë arsye për të zvarritur çështjen".
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
- Berisha: Mekanizëm të ri financiar për arsimin
- Kërkimi shkencor, studiuesit e diasporës të aplikojnë në vend
Gazeta "Zëri i Popullit"
SEKRETARI KRAJA- LIDHJA ME ZYRTARIN E LARTË NË DREJTËSI QË MBRON "PRIFTIN"
Gazeta Integrimi
KOMISIONI EVROPIAN: SHQIPËRIA I KA PËRMBUSHUR KRITERET PËR HEQJEN E VIZAVE
Gazeta 55
BRUKSELI ÇERTIFIKON EDHE PLOTËSIMIN E KUSHTEVE SHTESË PËR VIZAT
Gazeta “Bota sot”
PËR NJOHJE, DIPLOMACI ME “STRAJCË NË KRAH”
Shpresojnë të “shpërthejë” një valë e njohjeve
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Dedë Gecaj u ekstradua nga Kosova në Zvicër
Deri më 30 shtator miratojeni 28 projektligje!
Gazeta “Epoka e re”
KLAN SHËRBËTOR?
“Bujar Bukoshi është në një klan me Isa Mustafën. Ata nuk mund ta kalojnë Fatmir Sejdiun. Ata vetëm japin deklarata pompoze, ndryshe, boshe”, ka thënë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ali Lajçi
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Bukoshi në garë me Sejdiun
Pejë: Faji jetim, shtyllat e KEK-ut mbesin midis rrugës
Gazeta “Express”
SFIDOHET PRESIDENTI
Bujar Bukoshi hoqi dilemat rreth kandidimit për kryetar të LDK’së. Ministri i Shëndetësisë tha se në dhjetor do të jetë përball Fatmir Sejdiut. Ai pohoi se në krah të tij janë Ukë Rugova dhe Isa Mustafa. Presidenti s’e ka lehtë.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Marifetet e Alaudinit
Në dorë të gjykatës
Gazeta “Koha ditore”
DY KANDIDATËT PËR KRYETAR TË LDK-së ME PROBLEME PËR KANDIDIM
Publikohet kandidatura e parë që synon rrëzimin e Fatmir Sejdiut nga posti partiak
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Spanja ofron dalje nga qorrsokaku për Beogradin
Ministria pa qëndrim për Qeskën, pret vendimin e Kushtetutës
Gazeta “Kosova Sot”
BUKOSHI KANDIDON, E MBËSHTESIN MUSTAFA DHE RUGOVA
I larguar para sia vjetësh, por i rikthyer më pas në Lidhjen Demokratike, Bujar Bukoshi është rivali i presidentit Fatmir Sejdiu në garën për lidershipin e partisë. Ish-kryeministri në ekzil thotë se e mbështesin kryetari i Prishtinës dhe djali i ish-presidentit Rugova
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Ambasadori britanik, Sparks, emërohet zëvendësshef i EULEX-it
Opozita ndez motorët
Gazeta “Lajm”
BUKOSHI DJERËSIT SEJDIUN
Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, publikoi ambicien e tij që të marrë timonin e LDK-së
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Spanja nuk ka hartuar rezolutë kompromisi
Nëna Terezë, krenaria e shqiptarëve
Gazeta “Zëri”
MUSTAFA S’ËSHTË NË ASNJË EKIP
Mustafa thotë se ka përgatitur ekipin zgjedhor për të marrë kreun e LDK-së, i cili sipas tij mbështetet nga Ukë Rugova dhe Isa Mustafa
Vijojnë disa nga titujt Polici i harruar
Kundër rezolutës serbe deri më 9 shtator
Nis debati për reformën zgjedhore
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |