PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 5 shtator 2010: 

Gazeta “Bota sot” 
PAVARËSIA E KOSOVËS, ËSHTË “PENG” I REZOLUTËS 12 44 ! 
Pranimi Në OKB i vështirë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Sejdiu: “Telashe”, me kushtetutën, Bukoshi me librezë partiake! 
Reformimi i politikës 

Gazeta “Express” 
E PASKE SHKEL KUSHTETUTËN 
Gjyqtari amerikan Robert Korolan, pohohet ta ketë përfunduar punën në lëndën e presidentit të Kosovës. Burimet e Express thonë se ai ka konkluduar që Fatmir Sejdiu ka rënë ndesh me kushtetutën. Duke mbajtur postin e kryetarit të LDK-së. Konstatimet tash ndodhen në kolegjin shqyrtues të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në fund të shtatorit jepet verdikti. Dilemat në të ardhmen politike të Sejdiu po hapen. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Padi pas padie 
Buxhetin e marrin për vete 

Gazeta “Koha ditore” 
KOSOVA E BINDUR SE DO TA MUND SERBINË NË ASAMBLEN E PËRGJITHSHME 
Tek janë nisur për në Nju Jork, presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni, kanë shprehur bindjen se Serbia do të dështoj për të kaluar në Asamblenë e Përgjithshme, një rezolutë që bënë thirrje për negociata rreth statusit të Kosovës. Atyre do tu bashkëngjitet kryeministri Thaçi, që është rrugës për në Katar dhe bashkërisht do të lobojn deri të enjten kundër projekt rezolutës serbe. Po kështu gjatë gjithë javës ata do të përpiqen të bindin sa më shumë vende anëtare të OKB-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës. . 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Qeveria bënë gati edhe 9 milionë euro për promovim të Kosovës 
Berisha premton liberalizimin e vizave në vjeshtë 

Gazeta “Kosova Sot” 
NISEN OPTIMIST PËR NË NJU JORK 
“Do të shfrytëzojmë mundësitë e tjera alternative për të pasur një prezantim të mirë të vizionit që kemi rreth kërkesës sonë dhe urgjencës për të njohur republikën e Kosovës”, tha presidenti i bindur se, pavarësisht pamundësisë për adresim në Asamble të OKB-së, rezultati i takimeve do të jetë i frytshëm 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Katër mijë euro për të blerë lëvizjen e lirë 
Martesat e getoizuara 

Gazeta “Zëri” 
NË SHTRAT ME “ARMIKUN” 
Serbët e veriut të Kosovës, por edhe ata në disa enklava të tjera në brendi të shtetit të ri të Kosovës, vazhdojnë të bëhen dhëndurë të shtetit amë shqiptar. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete 
Profesori parimor 
Hekurudhat jashtë sovranitet


ShtypiDites,Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek