Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Hysni Burgaj, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorive të Policisë në Qarqe, si dhe Shefat e Njësive Rajonale të Policisë Rrugore në kuadër të masave të Policisë së Shtetit për fillimin e Vitit të Ri shkollor.
Të garantohet siguria maksimale, duke bashkëpunuar për këtë qellim me drejtuesit e shkollave, stafet pedagogjike, komunitetin e prindërve dhe me të gjithë stafin që janë të përfshirë në këtë proces për të qenë të suksesshëm e përballuar me sukses fillimin e vitit të ri shkollor.
Në vijim e plotë fjala e Z. Hysni Burgaj në këtë takim:
Fillimisht përfitoj nga ky rast për t’ju falenderuar juve dhe nëpërmjet jush të gjithë efektivat që ju drejtoni për punën e mirë e përkushtimin e treguar për të siguruar rendin dhe qetësinë publike gjatë sezonit turistik.
E theksoj këtë fakt pasi e konsideroj shumë të rëndësishëm, se ky vit ishte një vit ndryshe, një vit prove e përvoje të re për Policinë e Shtetit. Për të kuptuar këtë mjafton të përmend vetëm një shifër, nga data 21 maj, që koinçidon me ditën e hapjes së tunelit, e deri ditën e djeshme kanë kaluar në këtë tunel mbi 700 mijë mjete e mbi 2 milion e 800 mijë shtetas (në hyrje–dalje), shifër që dëshmon për fluksin e jashtëzakonshëm të këtij viti, që u menaxhua me sukses nga efektivat e Policisë së Shtetit.
E zhvillojmë këtë takim me qëllim që të prezantojmë dhe të diskutojmë një sërë masash dhe detyra ku do të përqendrohet veprimtaria e Policisë së Shtetit për sigurimin e rendit e qetësisë në shkolla dhe institucione arsimore të të gjitha niveleve.
Qëllimi është krijimi i një mjedisi të sigurt e të qetë që procesi mësimor dhe aktivitetet e tjera shkollore të zhvillohen normalisht në të gjithë vendin.
Në këtë kuadër Policia e Shtetit do të ofrojë shërbimet e saj për të siguruar rendin e qetësinë në ambientet shkollore. Për këtë qëllim do të merren masa me detyra konkrete, të qarta dhe të realizueshme. Unë nuk do të ndalem gjatë në këto detyra pasi ju do të njiheni, do t’i diskutoni dhe do të përcaktoni aktivitete konkrete për realizimin e tyre, por shkurtimisht dua të theksoj disa momente kryesore të kësaj veprimtarie.
1. Shërbimi për sigurimin e rendit e qetësisë në shkolla të planifikohet në planet e dislokimit dhe të mos i lihet spontanitetit;
2. Në funksion të sigurisë së rendit e të qetësisë në shkolla të angazhohen të gjitha strukturat e Policisë në koordinim dhe bashkëpunim midis tyre, bashkëpunim i cili duhet të jetë shumë korrekt.
3. Të vendoset një bashkëpunim i qëndrueshëm me drejtuesit dhe personelin pedagogjik të shkollave, të merret informacion prej tyre, dhe të plotësohet çdo kërkesë që ata paraqesin në funksion të sigurisë në shkolla. Për këtë qëllim të vendosen pika kontakti për të mbajtur lidhje të vazhdueshme;
4. Shërbimet e Policisë të ofrojnë ndihmë jo vetëm gjatë zhvillimit të mësimit, por edhe kur shkollat organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore apo sportive;
5. Të sigurohet prezenca e shërbimeve të policisë në afërsi të shkollave, në oraret e fillimit, mbarimit të mësimit, si dhe gjatë pushimeve;
6. Në mënyrë të veçantë të merren masa sigurie dhe në ambientet e konvikteve;
7. Të vlerësohet çdo konflikt apo informacion me qëllim parandalimin e ndodhjes së veprave penale në ambientet shkollore.
8. Policia Rrugore të organizojë shërbime sidomos në ato shkolla që janë në afërsi të rrugëve me qarkullim të dendur dhe ka mundësi aksidenti, kujdes i veçantë të tregohet në Tiranë për vetë ngarkesën dhe trafikun e madh.
9. Të bashkëpunohet me pushtetin vendor për të plotësuar dhe përmirësuar, sinjalistikën rrugore në afërsi të ambienteve shkollore;
10. Të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme ndaj drejtuesve të mjeteve dhe të mjeteve që transportojnë nxënës shkolle;
11. Punonjësit e policisë të tregohen të gatshëm dhe të marrin pjesë në orë të veçanta mësimi që mund të zhvillohen në shkolla, sidomos për edukimin me rregullat e qarkullimit rrugor, për rrezikun e përdorimit të lëndëve narkotike, etj;
12. Ambientet e policisë, Drejtoritë, Komisariatet dhe Stacionet të vendosen në dispozicion e të jenë kurdoherë të hapura për vizita nga nxënësit e shkollave. Nga ana Juaj të bëhen ftesa konkrete dhe të krijohen kushtet që me ta të zhvillohen dhe takime të ndryshme. Në këtë drejtim të bashkëpunohet dhe me Parlamentin Rinor Shqiptar.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |