Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të martën:
Gazeta “ Koha Jonë”
PE VOTON PËR HEQJEN E VIZAVE : 43 PRO, 2 KUNDËR
Komisioni i politikës së jashtme në Parlamentin Europian miratoi dje me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, opinionin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave, për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Tituj të tjerë:
Zgjedhjet, Berisha: Jemi pro komisionit të hetimit, por pa ultimatume
Ruçi: Oferta jonë mbi tavolinë, gati për kompromis
Gazeta “ Shqip”
ILDKP, HETIM “SEKRET” PËR DOSJET E MINISTRAVE
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive po punon në mënyre konfidenciale përsa i përket kontrollit që po i bën deklaratave të pasurisë së pushtetarëve të akuzuar për afera korrupsioni dh eatyre të cilëve shorti u ka rënë për kontroll të plotë.
Tituj të tjerë:
Selmanllari e Avllaj, hapin letrat
Tirana, kryqeqyteti i shkollave me turne
Gazeta “ Panorama”
RREGULLORJA E RE/ PS DEPUTETËT ME TRE MUNGESA PËRJASHTOHEN
Deputetëve socialist u është shpërndarë dje një projeket rrregullore e re që forcon disiplinën e brendshme. Sipas dokumentit deputetët që mungojnë të paktën tre herë pa arsye në mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së, ç’regjistrohen nga partia.
Tituj të tjerë:
Rinas pasagjerët të bllokuar paguajnë 2-fish
Studenti i infermierisë hidhet nga kati i 4 në Tiranë
Gazeta “ Shekulli”
TOPI DEKRETON DATËN PËR ZGJEDHJET VENDORE
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje datën 8 maj për zhvillimin e zgjedhejve për organet e qeverisjes vendore.
Tituj të tjerë:
Topi dekreton anëtarët e Kushtetueses
Konflikti për pronën i vë tritol magazinës
Gazeta Shqiptare
RISTANI: FLETËT DIGJEN BRENDA SHTATORIT
Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka deklaruar se brenda muajit shtator ky institucion do të vendos për datën e asgjesimit të fletëve të votimit të zgjedhejve parlamentare të 28 qershorit.
Tituj të tjerë:
Vizat ambasada holandeze, Respektojmë vendimin e KE-së
Doganat pengojnë kontrollin e çimentos
Gazeta “Mapo”
LIGJI I RI, PARTIVE JO-PARLAMENTARE U HIQEN FINANCIMET DHE SELITË
Shteti ndërpret ndihmën financiare për të gjitha partitë politike jo-parlamentare dhe partitë e tjera që krijohen për herë të parë.
Tituj të tjerë:
Nepravishta: Besojmë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë
Mungesa e kasës tatimorët gjobisin 40 subjekte
Gazeta “Bota sot”
SERBËT I SULMOJNË ME BOMBA SHQIPTARËT NË VERI
Situata në Veri të vendit, duke u përkeqësuar
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Pacolli vazhdon lotimin, jo korridoreve, por në asamble!
Kurrfarë bisedimesh me Serbinë pa praninë e Uashingtonit
Gazeta “Epoka e re”
KRYEZIU MBËSHTET SEJDIUN
Eqrem Kryeziu ka deklaruar haptas se do ta përkrahë Fatmir Sejdiun për kryetar të LDK-së
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Njohja formalitet
BE-ja unifikon qëndrimin për statusin e Kosovës
Gazeta “Express”
GODITJA E PARË
Beteja për LDK’në ka filluar të ashpërsohet. Të hënën, ajo preku në QKU. Bujar Bukoshi mori goditjen e parë nga Fatmir Sejdiu. Burime të Express thonë se Presidenti, me anë të njerëzve të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, ktheu në punë Ali Sadirun. Këtë vendim, pa konsultimin e tij, Ministri Bukoshi e konsideron provokim. Ai paralajmëron masa, sapo të kthehet nga SHBA.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kushti për Serbinë
Edhe Katari, po
Gazeta “Koha ditore”
BE-ja ENDE SHPRESON PËR KOMPROMIS ME SERBINË
Bashkimi Evropian pret që në takimin e përfaqësueses së lartë, Catherine Ashton, me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, të afrohen qëndrimet rreth rezolutës së propozuar nga Serbia në OKB. Në BE thonë se ,,ka qëndrim të përbashkët të 27 vendeve anëtare’’, por vetëm për pikat e përgjithshme parimore
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Tanaka: Kosova duhet të fokusohet në edukim
Bukoshi: Thaçi s’ka pse të shqetësohet nga zgjedhjet në LDK
Gazeta “Kosova Sot”
BRENDA JAVËS DO TË PUBLIKOHEN EMRAT E KONTRABANDISTËVE
Ajo që, sipas drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Naim Huruglica, vazhdimisht është përcjellë si problematike nga doganat dhe vazhdon të jetë e tillë edhe sot, mbetet devijimi në deklarim të saktë të vlerës së mallrave të përziera, që importohet nga ana e tregtarëve dhe subjekteve tjera importuese. Sepse sistemi aktual i teknologjisë informative që kanë doganat nuk mundëson shërbim të automatik të dhënave nga të gjitha pikat kufitare të Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Shansi i fundit për rezolutën
Shmangie nga demokracia
Gazeta “Lajm”
PLUMBA MBI NXËNËS
Tre nxënës të plagosur, njëri më rëndë – ky është bilanci i sulmit të armatosur, i kryer të hënën paradite nga Qëndrim Jonuzi, brenda objektit të gjimnazit “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj. Aktin kriminal e ka dënuar ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, i cili ka premtuar rritje të masave të sigurisë nëpër shkolla
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
“Shqelmat” e fundit të Serbisë
Hezitojnë të bëhen banka
Gazeta “Zëri”
NË DUART E MIQVE
Bllokimin e rezolutës serbe, sipas opozitës, mund ta bëjnë vetëm miqtë e Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
Fshihet raporti për ambasadorët
Hyesni e DiCarlo koordinojnë veprimet
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |