Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar, të publikuar ditën e mërkurë, 8 Shtator, 2010
Gazeta "Shekulli"
OFERTA E PS PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS
Zbardhet për herë të parë oferta që PS – i ka bërë PD-së për krizën politike
Dy ditë më parë, Gramoz Ruci pohoi në Kuvend se socialistët e kanë bërë ofertën e tyre të fundit për zgjidhjen e krizës politike dhe tashmë nuk tërhiqen më.Gazeta boton sot të plotë paktin e hartuar nga socialistët, ku shpjegohen të gjitha pikat e hetimit për zgjedhjet e 28 Qershorit.
Tituj të tjerë;
Pas energjisë, do të rritet edhe çmimi i ujit
Liberalizimi, Berisha, vizat do të hiqen brenda vjeshtës
Një grindje e pasosur s’na ndahet
Gazeta "Panorama"
PËRNDESHKIMET, RREGULLORJAM ISH KRERËT E GRUPIT KUNDËR RUÇIT
Ish krerët e grupit parlamentar të PS kanë propozuar dje zbutje të ndëshkimeve ndaj deputetëve në rregulloren e re për deputetët. Kreu i ligjvënësve socialistë ka thirrur dje edhe Doklen, Malajn dhe Majkon për të diskutuar lidhur me rregullat e reja, por i është propozuar të ndryshojnë sanksionet ndaj deputetëve që mungojnë në mbledhjet e grupit parlamentar.
Tituj të tjerë;
Gjokutaj, Selmanllari foli për rryshfet, prokuroria: avokati s’di gjë
Buxheti 2010, më shumë para për paga e pensione
Financimet, Paratë nga Arabia, Myftiu thirret në polici
Gazeta "Koha Jonë"
KUME: HETIMI I ZGJEDHJEVE S’BËHET PA NDRYSHUAR KODI
Eksperti , Kristaq Kume sqaron se hetimi është atribut vetëm i KQZ. Sugjerimet se kompromisi politike duhet të shoqëruar me ndryshimet e nevojshme në Kodin, në të kundërt do të bjerë ndesh me kuadrin ligjor.
Tituj të tjerë;
Deputeti i PS, Beqja: rritja ekonomike, qeveria gënjen me shifra
Vëzhgim, Akademia e Arteve, sa shpenzime për t’u bërë student
Bosh: ngërci politik, jam optimist për zgjidhjen
Gazeta "Shqip"
MYFTIU, NUK E DI ORIGJINËN E PARAVE PËR XHAMINË
Tomorr Boriçi pyetet mbi katër orë nga oficerët e SHISH dhe Antiterrorit
Myfiu i Lushnjes, deklaron para agjentëve të shërbimit sekret dhe policisë së nuk ka dijeni për origjinën e parave që do të përdoreshin për rikonstruksionin e një xhamie.
Tituj të tjerë;
Iluzione të pahumbura të Presidentit
Kur propoganda zëvendëson qeverisjen
Malaj, vuvuzelat lanë stadiumet, synojnë politikën
Gazeta "55"
SOCIALISTËT E EDI RAMËS, TË VETMIT KUNDËR VIZAVE
S’ndalet strategjia e baltosjes dhe errësimit të çfarëdolloj reforme, në përpjekje për të penguar progresin e vendit ndaj BE-së. Ardhja e Edvinit po ndjek doracakun e lënë nga nomeklatura komuniste, por brezi i dytë i ish Bllokut, s’mund të fitojë një betejë të cilën e ka humbur dy herë radhazi, njëherë në vitin 1992 e herën e dytë në 2005-n.
Tituj të tjerë;
Europa dhe neglizhenca dashamirëse
Nju Jork Tajms
Koment/ Rusia ndërmjet Izraelit dhe Iranit
Gazeta "Integrimi"
VOTIMET PËR VIZAT, HAXHINASTO: PE VLERËSOI REFORMAT QË PO ZHVILLOHEN
Zv.kryetari i LSI: opozita të reflektojë dhe t’i bashkohet axhendës politike që garanton zhvillimin e zgjedhjeve të ardhëshme sipas standarteve europiane
Tituj të tjerë;
Kryeministri Berisha dhe ministri Vasili , inagurojnë spitalin e ri
Bosch: të fillojë sa më shpejt reforma zgjedhore
Shqipëria mund Luksemburgun, kuqezinjtë kapin lreun e grupit
Gazeta "Zëri i Popullit"
BERISHA URDHËR AVOKATIT TË FAZLLIÇIT TË SHPIFË, PROKURORIA E RRËZON
Tituj të tjerë;
Vazhdon thatësira, uji i pijshëm mungon në çezmat e shqiptarëve
Shteron arka e shtetit, MASH hedh në rrugë 2000 mësues
PS: skandal zyrtar me shifrat e ekonomisë, qeveria gënjen
Gazeta "Mapo"
ZYRTARIZOHET KUALICIONI, OPOZITA, SHTATORI AFATI I FUNDIT PËR NEGOCIATAT
Riorganizohet kualicioni opozitar me seli të re dhe takime të përjavëshme. Vendoset fillimi i protestave, në se deri në fund të shtatorit negociatat nuk prodhojnë rezultat dhe fletët e votimit digjen. Rama nis turin në bazë. Godo: djegja e fletëve të votimit duhet të shtyhet.
Tituj të tjerë;
Avokati: Selmanllari pranoi rryshfetin. Prokuroria: e pavërtetë
Dosier/ Mesha e parë në Shkodër, Alia: s’duhet ulur propoganda ateiste
Topalli, Basha kandidat i mundshëm për Tiranën
Gazeta “Bota sot”
PROJEKTLIGJI PËR UÇK-në PËRÇAN LUFTËTARËT DHE KOALICIONIN PDK-LDK
Sipas Projektligjit, statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të UÇK-së do t’i kenë vetëm ata që janë të regjistruar në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. LDK kundërshton këtë formulim.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Fejt “këmbëngulë” ta mbajë peng fondin e privatizimit
Dështojnë lutjet e Evropës pro Serbisë – vazhdojnë diskutimet për Projektrezolutën serbe
Gazeta “Epoka e re”
FJALËN E KANË VENDET ISLAMIKE
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava paralajmëron njohje të reja të Kosovës nga vendet islamike, Kuvajti, Amani dhe Egjipti.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Eshton dhe Tadiq vazhdojnë kontaktet
Feith: S’ka bisedime me Serbinë
Gazeta “Express”
DARKË PA KOMPROMIS
Bashkimi Evropian dhe Serbia mbesin të ndarë për rezolutën serbe. Bllokada nuk u thye as gjatë darkës dyorëshe mes Kethrin Eshton dhe Boris Tadiç, të martën në Bruksel. Komunikimi mes tyre vazhdon edhe sot. Për rezolutën debatohet të enjten në Asamblenë e Përgjithshme në OKB.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Qilimi i Aliut
Forumi i Sejdiut
Gazeta “Koha ditore”
BE-ja dhe SERBIA “LOJË SHTESË” PËR REZOLUTËN
Me gjithë paralajmërimet se do të ketë kompromis mes BE-së dhe Serbisë, në takimin e së martës mbrëma në Bruksel mes Përfaqësueses së Lartë, Kathryn Eshton dhe presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, një gjë e tillë nuk ndodhi. Pas takimit u tha se Tadiç dhe Eshton do të mbesin në kontakt edhe të mërkurën
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kosova duhet t’i përgjigjet me forcë MPB-së serbe
Kosova pret mbështetjen e vendeve të Ligës së Shteteve Arabe
Gazeta “Kosova Sot”
XHAMI AFËR KATEDRALËS PËR KULTIVIMIN E TOLERANCËS FETARE
Në hapësirën universitare ka mjaft mundësi që të gjendet trualli për ndërtimin edhe të një xhamie për besimtarët islamë dhe kështu duke qenë afër njëri-tjetrit, tri objekte të besimeve të ndryshme, vetëm sa do t’i kontribuohej edhe më shumë krijimit të barazisë në aspektin e kushteve të kryerjes së obligimeve për të gjithë besimtarët e këtyre besimeve, thotë në një intervistë për këtë gazetarë, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Intensifikohet beteja për rezolutën në Bruksel e Nju Jork
Drafti për vlerat e luftës zemëron LDK-në
Gazeta “Lajm”
KOSOVA ME EKONOMINË MË STABILE NË RAJON
Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala kërkon nga deputetët që ta aprovojnë kredinë e Bankës Botërore, ngase siç thotë, kjo nuk është vetëm kredi, por është edhe një grant 9 milion dollarësh, të cilët për 40 vjet janë pa kamatë, e që sipas tij, do të nevojiten për përforcimin e institucioneve vendore, sidomos për kadastrën.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kërcënimet serbe nuk i trembin njësitet “ROSU”
BE në harmoni për Kosovën
Gazeta “Zëri”
SERBIA NË ANKTH
24 orët e fundit pritet të jenë vendimtare për fatin e projektrezolutës serbe
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
Historia përplas partnerët e koalicionit
Brukseli i ofron Serbisë bisedime për veriun e Kosovës
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |