Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar, publikuar ditën e enjte, 9 Shtator 2010
Gazeta “Panorama”
ME KRYEBASHKIAKET/NEGOCIATAT DREJT FUNDIT, RAMA: GATI PËR PROTESTA
Kreu i PS, Edi Rama, u kërkoi dje të zgjedhurve vendorë të kësaj partie, të përgatiten për protestat e vjeshtës.Gjatë një takimi me krerët e bashkive socialiste të rretheve, Rama është shprehur se negociatat me maxhorancën për transparencën e zgjedhjeve po dështojnë.
Tituj të tjerë:
Plagosja për pronat, kunati i ministres Bregu në Polici
Ryshfeti, Selmanllari noterizon dëshminë
Gazeta “Shqip”
SELMANLLARI SËRISHT NË PROKUROI
Grupi hetimor po vazhdon verifikimet. Akuza: Biznesmeni rrezikon të hetohet për dëshmi të rreme dhe korrupsion.
Tituj të tjerë:
Berisha: Pa Zogun, pavarësia nuk do të kishte vlerë
Kunati i ministres dhunon dëshmitarin
Gazeta “Shekulli”
PRONAT, KUNATI I BREGUT RREH QYTETARIN
Konflikti i pronësisë , kunati i Majlinda Bregut ka rrahur një qytetar . I dhunuari: Ajazi shoqërohej nga truproja me uniforma policie
Tituj të tjerë:
Berisha: Pavarësinë na e dha Mbreti Zog
Rama, tur takimesh në bazë
Gazeta Shqiptare
OKB:15 TERRORISTËT NË SHQIPËRI
Për herë të parë/Kombet e Bashkuara zbulojnë aktivitetet e tyre në vënd. Bin Laden, nga trafiku i armëve, tek hakmarrja fetare.
Tituj të tjerë:
Kryeministri: Ahmeti erdhi me zgjedhje
Serbia tërheq rezolutën për Kosovën, lobon edhe Meta
Gazeta “Koha Jonë”
KATËR OPERATORËT CELULARË: JO, MONOPOLIT TË 3G
Të gjitha kompanitë celulare u bashkuan dje në një qëndrim të vetëm kundër vendimit të Qeverisë për autorizimin e një licence të vetme 3G që mundëson internet të shpejtë për shqiptarët dhe shërbimet e tjera risi.
Tituj të tjerë:
Kryeministri: Një shekull pavarësi, Tirana me Parlament e stadium të ri
Rama: Gati për protestat dhe zgjedhjet vendore
Gazeta” Rilindja Demokratike”
BRENDA DY VITEVE , SELI TË RE PËR KUVËNDIN DHE STADIUM MODERN
Kryeministri ka kërkuar rishqyrtimin edhe një herë të projektit për godinën e re të Parlamentit. Buxheti i ardhshëm do të orientohet drejt ndryshimit më të madh të mundshëm të vëndit, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ku pritet të përfshihen ndërtime të shumta të rrugëve dhe unazave të reja në qytetet kryesore.
Tituj të tjerë:
Berisha: Mbretëria konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar
PD: Dokumentet faktojnë Ramën si më të korruptuarin në Europë.
Gazeta “Integrimi”
Intervista/ILIR META: Përmirësimi i Kodit Zgjedhor garanton standardet për zgjedhjet
Gazeta “Bota sot”
PROJEKTLIGJI PËR UÇK-në PËRÇAN LUFTËTAR
Euml;T DHE KOALICIONIN PDK-LDK
Sipas Projektligjit, statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të UÇK-së do t’i kenë vetëm ata që janë të regjistruar në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. LDK kundërshton këtë formulim.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Fejt “këmbëngulë” ta mbajë peng fondin e privatizimit
Dështojnë lutjet e Evropës pro Serbisë – vazhdojnë diskutimet për Projektrezolutën serbe
Gazeta “Epoka e re”
FJALËN E KANË VENDET ISLAMIKE
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava paralajmëron njohje të reja të Kosovës nga vendet islamike, Kuvajti, Amani dhe Egjipti.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Eshton dhe Tadiq vazhdojnë kontaktet
Feith: S’ka bisedime me Serbinë
Gazeta “Express”
DARKË PA KOMPROMIS
Bashkimi Evropian dhe Serbia mbesin të ndarë për rezolutën serbe. Bllokada nuk u thye as gjatë darkës dyorëshe mes Kethrin Eshton dhe Boris Tadiç, të martën në Bruksel. Komunikimi mes tyre vazhdon edhe sot. Për rezolutën debatohet të enjten në Asamblenë e Përgjithshme në OKB.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Qilimi i Aliut
Forumi i Sejdiut
Gazeta “Koha ditore”
BE-ja dhe SERBIA “LOJË SHTESË” PËR REZOLUTËN
Me gjithë paralajmërimet se do të ketë kompromis mes BE-së dhe Serbisë, në takimin e së martës mbrëma në Bruksel mes Përfaqësueses së Lartë, Kathryn Eshton dhe presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, një gjë e tillë nuk ndodhi. Pas takimit u tha se Tadiç dhe Eshton do të mbesin në kontakt edhe të mërkurën
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kosova duhet t’i përgjigjet me forcë MPB-së serbe
Kosova pret mbështetjen e vendeve të Ligës së Shteteve Arabe
Gazeta “Kosova Sot”
XHAMI AFËR KATEDRALËS PËR KULTIVIMIN E TOLERANCËS FETARE
Në hapësirën universitare ka mjaft mundësi që të gjendet trualli për ndërtimin edhe të një xhamie për besimtarët islamë dhe kështu duke qenë afër njëri-tjetrit, tri objekte të besimeve të ndryshme, vetëm sa do t’i kontribuohej edhe më shumë krijimit të barazisë në aspektin e kushteve të kryerjes së obligimeve për të gjithë besimtarët e këtyre besimeve, thotë në një intervistë për këtë gazetarë, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Intensifikohet beteja për rezolutën në Bruksel e Nju Jork
Drafti për vlerat e luftës zemëron LDK-në
Gazeta “Lajm”
KOSOVA ME EKONOMINË MË STABILE NË RAJON
Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala kërkon nga deputetët që ta aprovojnë kredinë e Bankës Botërore, ngase siç thotë, kjo nuk është vetëm kredi, por është edhe një grant 9 milion dollarësh, të cilët për 40 vjet janë pa kamatë, e që sipas tij, do të nevojiten për përforcimin e institucioneve vendore, sidomos për kadastrën.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kërcënimet serbe nuk i trembin njësitet “ROSU”
BE në harmoni për Kosovën
Gazeta “Zëri”
SERBIA NË ANKTH
24 orët e fundit pritet të jenë vendimtare për fatin e projektrezolutës serbe
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
Historia përplas partnerët e koalicionit
Brukseli i ofron Serbisë bisedime për veriun e Kosovës
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |