Gazeta “Bota sot”
KTHIMI PRAPA NË HISTORI
Përpjekje për relativizmin e GJND-së nga Projektrezoluta euro-serbe
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Vendet e Oqeanisë do ta njohin Kosovën
Rezoluta e BE-së ‘flijon’ Kosovën
Gazeta “Epoka e re”
EDHE NJË FITORE
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e Bashkimit Evropian për Kosovën, me të cilën është pajtuar edhe Serbia
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Premtohet mbështetje për integrimin e Kosovës në BE
Kurrë më s’do të ketë bisedime për statusin
Feith: S’ka bisedime me Serbinë
Gazeta “Express”
DËSHTIM i DYFISHTË
Përveç që u detyrua të pranojë rezolutën e hartuar nga BE-ja, të enjten në Njo Jork Serbia përjetoi edhe një dështim tjetër. Dy orë e gjysmë insistoi që delegacioni shtetëror i Kosovës të largohet nga Asambleja e Përgjithshme, por në fund u dorëzua. Kosova ishte e pranishme në sallë ku u aprovua rezoluta e re që përmban qëndrimet serbe.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Diplomatët kërkojnë shtesa
Proces me zor
Gazeta “Koha ditore”
MIRATOHET REZOLUTA QË E RESPEKTON MENDIMIN E GJND-së
Rezoluta me respekt e merr në konsideratë opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ajo bën thirrje për dialog dhe përshëndet qëllimin e BE-së që të udhëheqë këtë proces. Diplomatët evropianë kanë vlerësuar se benefiti i Serbisë nga kjo “disfatë diplomatike” është afrimi i Beogradit me BE-në, që i është premtuar Tadiqit edhe nga vetë baronesha Ashton
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kosova me parti jodemokratike
108 deputetëve u hiqen mëditjet për mospjesëmarrje
Gazeta “Kosova Sot”
DELEGACIONI SERB, SKANDAL NË OKB
Para miratimit të rezolutës për Kosovën, seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u shty për dy orë e gjysmë, pas skandalit që bëri delegacioni serb, duke kërkuar që përfaqësuesit e Kosovës të ulen në vendet për mysafirë, kërkesë kjo që u refuzua. SHBA-ja përsëriti mbështetjen amerikane për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
“Kosova sot”, bindshëm lidere e shtypit kosovar
Naim Tërnava: Njohje pas Ramazanit
Gazeta “Lajm”
HAPËR RRUGA PËR NJOHJE
Krerët e institucioneve të Kosovës e vlerësojnë si fitore ndryshimin e projekt-rezolutës serbe në OKB
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi: Kurrë më bisedime për statusin e Kosovës
Rada e pranon kapitullimin
Gazeta “Zëri”
OKB ua hap rrugën bisedimeve
Rezoluta e sponsorizuar nga Serbia dhe BE-ja është miratuar me votë unanime nga vendet anëtare të OKB-së
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
Besimtarët myslimanë festuan Fitër Bajramin
Ndizet Kuvendi
ShtypiDites,Kosovapress