Sejdiu pershendeti vendimin e Rueckerit per anulimin zgjedhjeve serbe ne Kosove - Kosovë
Sejdiu pershendeti vendimin e Rueckerit per anulimin zgjedhjeve serbe ne Kosove
Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu duke komentuar zgjedhjet e djeshme ne Serbi theksoi se 'Kosova eshte e interesuar te kete raporte te mira fqinjesore me te gjitha vendet, perfshire ketu edhe Serbine', me gjithe faktin se fituesi i ketyre zgjedhjeve Boris Tadiq ka dhene deklarata kunder pavaresise se Kosoves."Për ne është shumë me rëndësi që i gjithë rajoni të marrë një kahje të mirë në zhvillimin e proceseve demokratike dhe të ecjes drejt proceseve të integrimeve. Në mbesim gjithmonë në ofertën tonë që e kemi dhënë edhe gjatë bisedimeve, se Kosova është jetësisht e interesuar të ketë raporte fqinjësore me gjithë fqinjët e vet, në këtë rast edhe me Serbinë. Mendoj se është një shans normal që e ardhmja të jetë një e ardhme e raporteve të mira ndërfqinjësore në mes të shteteve sovrane", tha presidenti Sejdiu.
Kreu i shtetit po ashtu përshëndeti vendimin e Shefit të UNMIK ut për anulimin e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë se "ne nuk shohim validitetin e këtyre njerëzve në proceset elektorale". "Ne nuk shohim validitetin e njerëzve në procese elektorale, por i shohim qytetarët serbë që duhet të jenë, që në të ardhmen duhet të jenë kontribuues të barabartë të demokracisë", u shpreh presidenti, duke i inkurajuar qytetarët serbë të cilët jetojnë në Kosovë, të jenë sa më të involvuar dhe të integruar në proceset vendimmarrëse. /qik/telegrafi/
Nga shtypidites.com : 16:34 / 12 Maj '08
Nga shtypidites.com : 16:34 / 12 Maj '08
|  Komente |