Perfundojne hetimet per ngjarjet e dhunshme te 17 marsit ne Mitrovice - Kosovë
Perfundojne hetimet per ngjarjet e dhunshme te 17 marsit ne Mitrovice
Kater hetuesit e OKB-se te cilet kane qendruar rreth dy jave ne Kosove dhe Beograd per tāi hetuar ngjarjet e dhunshme te 17 marsit ne Mitrovice, jane kthyer ne New York, ben te ditur gazeta Express, duke u thirrur ne burimet e saj.Hetuesit, sipas kësaj gazete, gjatë qëndrimit në Kosovë kanë intervistuar zyrtarë të UNMIK-ut, përfshirë PSSP-në Joachim Ruecker, zëvendësin e tij, Larry Rossin, administratorin e rebeluar të Mitrovicës, Gerrard Galluci si dhe zyrtarë të policisë ndërkombëtare.
Ata po ashtu kanë marrë informacion nga ministri serb, Sllobodan Samarxhiq dhe liderë serbë në Mitrovicë.
Hetuesit e OKB-së tani po hartojnë një raport me shkrim për sekretarin e përgjithshëm Ban Ki-Moon, i cili pastaj do të vendosë se çfarë të bëhet me “faktet” e gjetura nga vartësit e tij.
Raporti do t’u shpërndahet edhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe qeverie të interesuara, bën të ditur Express. /Telegrafi/
Nga shtypidites.com : 10:52 / 13 Maj '08
Nga shtypidites.com : 10:52 / 13 Maj '08
|  Komente |