MATURA SHTETËRORE - MASH PUBLIKON PËRGJIGJET E TESTIT TË LETËRSISË

MATURA SHTETËRORE - MASH PUBLIKON PËRGJIGJET E TESTIT TË LETËRSISË

Vetëm tre orë e gjysëm pas përfundimit të provimit të parë të detyruar të Maturës Shtëtërore, MASH publikoi të hënën përgjigjet e sakta të 25 pyetjeve të gjuhë- letërsisë dhe skemën e tyre të vlerësimit.
Zyra e Shtypit në MASH, bëri të ditur se testi, i cili në total përmban rreth 50 pikë, është i ndarë në 13 pyetje me përgjigje alternative (13 pikë) dhe 12 pyetje me zhvillim (37 pikë). 
Sipas skemës së vlerësimit për provimin e letërsisë, ndërtimi i këtij testi i jep mundësinë maturantëve për t’iu përgjigjur pyetjeve të cilësuara, si të lehta apo edhe të vështira. Në test kishte hapësirë për nxënësit e dobët, ata mesatarë dhe nxënësit e mirë dhe shumë të mirë. Në masën 40 përqind, AVA ka përgatitur pyetje pikërisht për nivelin e dobët të nxënësve. Për nivelin e dytë ishte testimi i dijeve të maturantëve jo thjesht për njohuritë bazë, por për njohuri më të thella, ndërsa niveli trete i nxënësve të mirë dhe shumë të mirë do të ketë 20 përqind hapësirë në test. Maturanti i nivelit të dobët do të marrë 40 përqind të pikëve, niveli i mesëm i nxënësit 80 përqind dhe maturantët e nivelit të lartë, 100 përqind të pikëve. 
Përgjigjet e sakta të testit gjenden në website-in e MASH.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek