Prefekti
i Vlorës, Xhevahir Rexhepi, ka gjetur vdekjen në një aksident
automobilistik rreth orës 21.45 të mbrëmjes së djeshme, në superstradën Tiranë - Durrës, rreth 100 metra nga mbikalimi i kthesës së Kamzës.
Policia e Tiranës bëri të ditur se prefekti Rexhepi ka qenë duke udhëtuar vetëm nga Durrësi në Tiranë me automjetin e tij Wolswagen
Passat, me targa Vl.0880 C, kur është përplasur me një grumbull dheu në
mbikalimin në ndërtim të Kamzës, duke humbur kështu kontrollin e
automjetit, ecjen e tij në gjendje të pakontrolluar për rreth 90 m, çka
çoi në përplasjen me një maune të parkuar.
Në
vendin e ngjarjes, shkuan shërbimet e policisë, duke ndërhyrë menjëherë
për të dhënë ndihmën e parë të të dëmtuarit, i cili si pasojë e
dëmtimeve të shumta të marra në trup, nuk mundi të jetonte dhe gjeti
vdekjen në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Grupi
hetimor, nën drejtimin e drejtuesve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, të Policisë së Tiranës, ekspertë të Institutit të Policisë
Shkencore, të Mjekësisë Ligjore dhe të Policisë Rrugore, po punojnë për sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje
|  Komente |
Shume ngushellime per gruan dhe femijet e te ndjerit,por njekohesisht i bej thirrje ministrit te transportit qe fondet e marra per rregullimin e rrugeve mos ti fus ne xhepin e tij.por te investoje per keto rruge skandaloze qe kemi,
Postuar nga klodi ne daten 25-06-2008
Ngushellime familjes se te ndjerit,por njekohesisht apel strukturave te shtetit,qe mos te shkojne per te bere ekspertizen, por te punojne per te parandaluar aksidente te tilla qe me shume vine nga gjendja skandaloze e rrugeve dhe sinjalistikes.
Postuar nga krenar ne daten 21-06-2008
KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT
21-08-2008
Ka
rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën
drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga
tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė
KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT
21-08-2008
Katër manifestues të huaj pro Tibetit u
morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit,
pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė
BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO
21-08-2008
Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë
në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni
NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė
NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE
21-08-2008
Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor
të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė
