Faqe e parėArkivëKontaktRSS


HAS: PĖRFSHIHET NGA ZJARRI SHTĖPIA, HUMB JETĖN FĖMIJA 3 VJEĒ

Një fëmijë 3 vjeç humbi jetën të shtunën në fshatin Golaj të rrethit të Hasit, pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri, si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik.
Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Irena Kroi, tha për ATSH-në se "3 vjeçari, fëmija i Agim Lushajt nga fshati Golaj i rrethit të Hasit humbi jetën rreth orës 08:30, pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri, si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik". Sipas policisë, zjarri i fuqishëm ra në banesën e vëllezërve Besnik e Agim Lushaj.
 Mësohet se personat e ndodhur afër vendngjarjes nuk mund të ndërhynin për të shpëtuar fëmijën 3 vjeç të Agimit, i cili ka qenë i vetëm në shtëpi, pasi pjesëtarët e tjerë të familjes kanë dalë për t'u kujdesur për të mbjellat. 
Forcat e policisë, që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë nisur hetimin për shkaqet e rënies së zjarrit të fuqishëm, që paraprakisht mendohet se ka qenë një qark i shkurtër elektrik. 
Në rrethin e Hasit ende nuk ka të instaluar një zjarrfikëse, ndonëse që nga janari i këtij viti nga flakët e zjarrit janë djegur 3 shtëpi.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT

21-08-2008

Ka rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė

KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT

21-08-2008

Katër manifestues të huaj pro Tibetit u morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit, pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė

BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO

21-08-2008

Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė

NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE

21-08-2008

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė