
Turqia edhe një herë është treguar e vendosur deri në fund, duke shënuar një fitore dramatike në penalti ndaj Kroacisë, pasi që ndeshja dhe vazhdimi përfunduan me barazim, duke siguruar kështu vend në gjysmëfinale të Euro 2008, ku do të ndeshet me Gjermaninë.
Turqia fitoi në rrethana edhe më befasuese se sa në fitoren ndaj Republikës Çeke të luajtur në fazën e grupeve, duke arritur të barazojë kësaj here në minutën e fundit të kohës shtesë, dhe për të shënuar më pastaj fitore në penalti.
Pas 90 minutave lojë, ndeshja e dytë çerekfinale përfundoi pa gola, që çoi në kohë shtesë.
Një minutë para fundit të vazhdimeve (119'), Kroacia arriti tek goli i avantazhit me anë të Ivan Klasnic, dhe sapo kroatët filluan të festojnë kualifikimin, vetëm pas disa minutave, në çastet e fundit të ndeshjes turqit barazuan me anë të Semih Senturk, gol që çoi në gjuajtjen e penaltive (120'+2').
Në njëmbëdhjetëmetërsha turqit ishin më të saktë, dhe arritën të triumfojnë me rezultat 3-1, derisa kroatët dështuan tri herë, së pari me anë të Luka Modric dhe Ivan Rakitic (që nuk gjetën portën) dhe pastaj me Mladen Petric, gjuajtja e të cilët u mbrojt nga portieri Rustu Recber. I vetmi që shënoi penaltinë për kroatët ishte Darijo Srna, derisa për turqit penalti shënuan Arda Tura, Semih Senturk dhe Hamit Altintop.
Kualifikimi për në gjysmëfinale i turqve, ua siguron përballjen me gjysmëfinalistin tjetër të Euro 2008, Gjermaninë. Gjysmëfinalja e dytë do të përcaktohet në dy ditët në vijim, nga ndeshjet Holandë – Rusi dhe Spanjë – Itali.
(Telegrafi)
|  Komente |
KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT
21-08-2008
Ka
rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën
drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga
tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė
KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT
21-08-2008
Katër manifestues të huaj pro Tibetit u
morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit,
pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė
BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO
21-08-2008
Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë
në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni
NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė
NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE
21-08-2008
Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor
të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė
