Rusia ka bërë befasinë më të madhe në çerekfinale të kampionatit evropian, duke shënuar fitore në vazhdime dhe duke eliminuar nga gara e mëtejme kombëtaren favorite, Holandën.
Kombëtarja ruse filloi ndeshjen me mjaft entuziazëm, duke dominuar në pjesën e parë. Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte në favor të rusëve, që arritën tek goli i avantazhit me anë të Roman Pavlyuchenkos, pas 56 minutash lojë.
Holanda filloi të sulmojë në fund të ndeshjes, që edhe iu shpërblye në minutat e fundit të saj, duke barazuar me anë të golit të shënuar nga Ruud van Nistelrooy (86’), që çoi në lojë shtesë.
Por, rusët u treguan të vendosur dhe të pathyeshëm duke shënuar dy herë në vazhdimet e lojës, së pari me anë të Dmitri Torbinski (112’) dhe pastaj me anë të Andrei Arshavin (116’).
Me këtë fitore Rusia hyn në katër kombëtaret më të mira evropiane, dhe në çerekfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Spanjë-Itali.
|  Komente |
KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT
21-08-2008
Ka
rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën
drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga
tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė
KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT
21-08-2008
Katër manifestues të huaj pro Tibetit u
morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit,
pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė
BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO
21-08-2008
Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë
në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni
NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė
NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE
21-08-2008
Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor
të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė
