Faqe e parėArkivëKontaktRSS


LEKU FORCOHET KUNDREJT USD-sė DHE QĖNDRON NĖ TĖ NJĖJTAT POZITA NĖ KURSIN E KĖMBIMIT ME EURON

Leku u forcua kundrejt dollarit, ndërsa qëndroi në pothuajse të njëjta pozita në kursin e këmbimit me euron, gjatë javës që po mbyllet (16-22 qershor).
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fillim të javës 1 USD u këmbye mesatarisht me 79.10 lekë, ndërsa në fund të javës, me 78.46 lekë. Kurse, euro u këmbye mesatarisht me 121.99 lekë në fillim të javës dhe në fund të saj me 122 lekë. 
Efektet sezonale të turizmit kanë filluar të ndihen edhe në tregun e këmbimit, ndërkohë që vërehet dyndje e euros në tregje.  
Me fillimin e muajit korrik, që koeinçidon me ardhjen e mijëra emigrantëve dhe turistëve nga Kosova e Maqedonia për të kaluar pushimet verore në Shqipëri, vlerat e valutave në këmbimin me lekun bien. Uljen më të ndjeshme e pëson euro, kjo edhe për shkak se pjesa kryesore e të ardhurve në këtë periudhë vijnë nga shtete të eurozonës. 
Nga ana tjetër, blerja më lirë e valutave kryesore nga biznesi, veçanërisht i euros, pritet të ndikojë në uljen e çmimeve të mallrave të importit për periudhën në vazhdim. 
Shifrat zyrtare tregojnë se numri i përgjithshëm i vizitorëve të huaj gjatë periudhës janar-maj të vitit 2008 arriti në 581723 persona me një rritje 21% krahasuar me vitin 2007. Për herë të parë gjatë vitit 2007 turizmi u rendit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë, me rreth 1 miliard euro. Vlerat monetare që u përfituan kaluan dërgesat e emigrantëve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një burim të ardhurash dhe punësimi.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT

21-08-2008

Ka rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė

KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT

21-08-2008

Katër manifestues të huaj pro Tibetit u morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit, pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė

BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO

21-08-2008

Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė

NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE

21-08-2008

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė