Faqe e parėArkivëKontaktRSS


Spanja thyen tersin 'axurr'

Pas 88 vjetësh, fati më në fund i ka buzëqeshur Spanjës, që nuk shijonte kënaqësi ndaj italianëve prej vitit të largët 1920. Çerekfinalja e fundit ka prishur tendencën, që shihte skuadrat pikëplota në grupe, të pafuqishme për të vazhduar përpara. Iberikët e drejtuar nga Aragones e kanë kapërcyer këtë “ngërç” dhe tashmë në gjysmëfinale do të rigjejnë kundërshtarin e mposhtur në grup, Rusinë.
Fillimi
Aragones ka konfirmuar formacionin e tij fitimtar të dy ndeshjeve të para, ndërsa të rejat e Donadonit në krahasim me ekipin anti-Francë kanë qenë Akuliani e Ambrozini për të pezulluarit Pirlo e Gatuzo në mesfushë. Emocionet e vetme të pjesës së parë kanë ardhur thjesht përmes lojës së fortë, të cilës i kanë dhënë jetë dy skuadrat. Një Spanjë shumë më tepër kërkuese, që ka dominuar dukshëm të paktën në prodhimin e lojës dhe të qarkullimit të topit, por jo për gola. Italia është mjaftuar vetëm për t’u vendosur mirë prapa. Taktikë kjo, që i ka detyruar spanjollët që të përpiqen të shohin portën, vetëm me goditje nga jashtë zonës. Gjithsesi vetëm në një rast ka sjellë panik të vërtetë, kur David Silva ka lëshuar një silurë ngjitur me shtyllën e djathtë të Bufonit, i cili tentativat e tjera i ka neutralizuar me mjeshtëri. Në krahun e italianëve, veprimet e Kasanos nuk kanë qenë të përputhshme me lojën e Tonit, teksa thuajse nuk është dukur as Perrota, me detyrën për t’i ndihmuar atje në sulm. Tjetër ritëm kanë prodhuar minutat pas intervalit, sidomos për meritë të të kaltërve, të cilët janë dukur me një marsh plus. Sidoqoftë, Toni ka vazhduar të grindet me veten, ndërkohë që nuk është se ka marrë edhe ndonjë mbështetje të madhe nga krahët. Iberikët kanë vazhduar të ngulmojnë në të njëjtën mënyrë, ndonëse pa ia dalë mbanë të mposhtin Bufon, i cili për pak sa nuk ka gabuar vetëm në një moment, kur në ndihmë i erdhi edhe shtylla. Kështu, të dy sulmet më prodhimtarë të Evropës gjatë sezonit të fundit, të paktën për një natë kanë mbetur thatë. Aq sa ka qenë e pashmangshme koha shtesë, ku pavarësisht një dominimi të Spanjës me goditje kërcënuese në portë, sërish goli e ka patur të vështirë të vijë. Atëherë, çdo gjë është përcaktuar nga 11 metrat, ku dy pritjet e Kasijas kanë rezultuar më vendimtare se një e Bufonit.



Spanjë-Itali 0-0  (4-2 pas penalltive)


Spanja (4-4-2): Kasijas, Kapdevija, Pujol, Marçena, Serxhio Ramos; Iniesta (59’ Kacorla), Sena, Ksavi (59’ Fabregas), D.Silva, Vija, Torres (80’ Guiza)
Trajner: Luis Aragones
Italia (4-3-1-2): Bufon; Groso, Kielini, Panuçi, Zambrota; De Rosi, Ambrozini, Akuilani (107’ Del Piero), Perrota (58’ Kamoranezi); Kasano (74’ Di Natale), Toni
Trajner: Roberto Donadoni
Gjyqtar: H. Fandel (Gjermani)
Karton i verdhë: Iniesta, Vija, Kacorla/Ambrozini
Penalltitë:
Vija +, Groso +; Kacorla +, De Rosi -; Sena +, Kamoranezi +; Guiza -, Di Natale -; Fabregas +

Flamur kuqezi në stadiumin e Vjenës

Që me shkelmimin e parë të topit në ndeshjen e mbrëmshme çerekfinale midis Spanjës dhe Italisë, në mesin e shkallëve të pjesës ballore të stadiumit të Vjenës është vënë re një flamur i Shqipërisë. Duke parë që skuadra me uniformë kuqezi në fushë ishte Spanja, ndokush mund të ketë menduar se ishte për të shfaqur mbështetjen ndaj spanjollëve... Por në fakt duket se ai flamur ishte vendosur nga një grup tifozësh shqiptarë, që ashtu si edhe në ndeshjen e mëparshme ndaj Francës, duket se kanë qenë dashamirës të Italisë. Kjo u vu re edhe gjatë pjesës së dytë, kur përkrah flamurit shqiptar, për disa çaste u vendosën edhe një italian dhe një i Kosovës.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT

21-08-2008

Ka rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė

KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT

21-08-2008

Katër manifestues të huaj pro Tibetit u morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit, pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė

BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO

21-08-2008

Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė

NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE

21-08-2008

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė