Faqe e parėArkivëKontaktRSS


SHQIPĖRIA NJĖ VEND I SIGURT DHE I PĖRSHTATSHĖM PĖR ZHVILLIMIN E TURIZMIT

Një vend i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit dhe industrisë, por edhe një vend i sigurt, është cilësuar Shqipëria në një telereportazh të televizionit të njohur italian RAI UNO.    
Në telereportazhin e transmetuar nga Televizioni Publik Shqiptar, Shqipëria merr sërish vlerësimet pozitive nga mediat ndërkombëtare, si një vend që shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, falë zhvillimit të shpejtë në infrastrukturë dhe ekonomi, por edhe në luftën me zero tolerancë ndaj krimit.
Shqipëria përshkruhet si vendi i Nënë Terezës, me një rivierë të mahnitshme prej 474 km, që të ofron plazhe të ndryshme me rërë dhe gurë, faunë dhe florë të pasur. Udhëtimi i gazetares italiane në rivierën shqiptare, nga Durrësi deri në Sarandë pasqyrojnë një vend në zhvillim. 
Diversiteti i rivierës, ku po punohet shumë për përmirësimin e infrastrukturës, e bën Shqipërinë një vend edhe më tërheqës për turistët. 
Kamera italiane fokuson industrinë e peshkimit, e cila siguron punësimin e një pjese të konsiderueshme të banorëve të qyteteve bregdetare shqiptare. Kjo industri, shprehet gazetarja italiane, është zhvilluar si pasojë e teknologjive të reja dhe cilësisë së peshkut, i cili edhe eksportohet. 
Shqipëria tashmë është një vend i sigurt. “Është bllokuar në masë trafiku i paligjshëm dhe po punohet me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, cilëson gazetarja italiane, e cila për të argumentuar këtë kishte marrë në intervistë dhe një bashkëatdhetarin e saj që punon në Shqipëri. 
Bashkëpunimi me Rojen Bregdetare italiane ka sjellë dhe trajnimin e punonjësve të policisë kufitare, me qëllimin e vetëm bllokimin e trafiqeve të paligjshme, fenomen që ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë viteve të fundit. 
Gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit, krahas bunkereve të shumtë, trashëgimi nga e kaluara, të kujtojnë bregdetin mesdhetar në kohën e Uliksit, ku brigjet e paeksploruara të befasonin kudo.
E ndalur në qytetin e Sarandës, në kopshtin e motrave "Marcidi-t", gazetarja italiane nuk ka si mos të vërejë  dëshirën e fëmijëve për të mësuar shpejt. Në këtë kopësht dhe nën drejtimin katolik vijnë fëmijë të të gjitha besimeve, gjë që tregon qartë tolerancën fetare në Shqipëri. 
Në telereportazhin e RAI UNO-s i kushtohet një vëmendje edhe traditës shqiptare, mikpritjes së shqiptarëve, por edhe valleve dhe këngëve që përfaqësojnë një kulturë të veçantë. 
Sipas gazetares italiane, krahas bukurive natyrore, Shqipëria është interesante edhe për trashëgiminë kulturore. Qyteti antik i Butrintit, i cili pret çdo vit mijëra vizitorë, e tregon më së mirë këtë.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT

21-08-2008

Ka rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė

KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT

21-08-2008

Katër manifestues të huaj pro Tibetit u morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit, pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė

BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO

21-08-2008

Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė

NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE

21-08-2008

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė