Faqe e parėArkivëKontaktRSS


PRESIDENTI TOPI DEKORON GARDEN E REPUBLIKES ME

Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi,  nderoi sot gjatë ceremonisë me rastin e 80- vjetorit të krijimit, Gardën e Republikës me "Medaljen e Mirënjohjes", në shenjë vlerësimi të lartë për arritjet e rëndësishme të saj në përmbushjen e detyrës së  vështirë dhe me përgjegjësi të lartë.
Gjithashtu Presidenti Topi, dekoroi  për përkushtimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë në realizimin me sukses të detyrave të vështira dhe delikate në shërbimin për ruajtjen dhe sigurimin e personaliteteve të larta,  me Medaljen e “Artë të Shqiponjës” Kolonel Frank Dod Prenga dhe Kolonel Dashamir Sherif Shehu, si dhe me Medaljen “Për Shërbime Ushtarake” Major Kastriot Xhevit Koçi (pas vdekjes), Major Astrit Sulejman Osmani dhe N/Kapiten Altin Nazim Kollçinaku.
Dekretet përkatëse u lexuan nga Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko, i cili po ashtu bëri me dije për dekretimin e dhënies së gradës “Gjeneral Garde”, Kolonelit Ndrea Pjetër Prendi, me detyrë Komandant i Gardës së Republikës.
Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin dhe Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë,  Fatos Beja, Ministri i Brendshëm,  Bujar Nishani, Ministri i Mbrojtjes,  Gazmend Oketa, përfaqësues të Trupit Diplomatik në vendin tonë, si dhe personalitete të tjera të larta.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT

21-08-2008

Ka rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė

KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT

21-08-2008

Katër manifestues të huaj pro Tibetit u morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit, pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė

BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO

21-08-2008

Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė

NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE

21-08-2008

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė