Importet e realizuara gjatë 5-mujorit të
parë të këtij viti, në degën e doganës në portin e Vlorës në disa
mallra të akcizës, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme, krahasuar
me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kryetari
i degës së kësaj dogane, Hysni Sharra, thotë se “gjatë kësaj periudhe
janë zhdoganuar 492 tonë kafe dhe 2345 tonë birrë, nga 417 tonë dhe
1200 tonë, që ishin treguesit respektivë për 2007”. Sipas tij, gjatë
kësaj periudhe, madje edhe për qershorin, nuk ka patur zhdoganime të
cigares dhe të naftës, ndërkohë që në gazin e lëngshëm sasia ka qenë e
njëjtë me atë të importuar në 5-mujorin e parë të vitit të kaluar.
"Për
muajt e deritanishëm të këtij viti, në portin e Vlorës janë përpunuar
dhe zhdoganuar rreth 22 mijë tonë gaz i lëngshëm, gjë që përkon me të
njëjtën sasi edhe me periudhën respektive të vitit 2007", sqaroi
Sharra. Rritja e treguesve të mësipërm është shoqëruar edhe me shtim të
të ardhurave.
Kështu, për 5-mujorin,
niveli i të ardhurave në degën e doganës së Vlorës u rrit me 10
përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total,
u arkëtuan rreth 1.735 miliard lekë, osë 157.8 milionë lekë, më shumë
se 5-mujori i parë i vitit 2007.
|  Komente |
KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT
21-08-2008
Ka
rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën
drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga
tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė
KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT
21-08-2008
Katër manifestues të huaj pro Tibetit u
morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit,
pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė
BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO
21-08-2008
Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë
në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni
NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė
NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE
21-08-2008
Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor
të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė
