Faqe e parėArkivëKontaktRSS


Turqia e gjymtuar, por me njė zemėr tė madhe

Rruga në gjysmëfinale
Turqia shënoi tri fitore të paharrueshme për historinë e futbollit, për vetë mënyrën e arritjes së tyre. Në të tria ndeshjet, djemtë e Fatih Terimit rikuperuan disavantazhin ndaj kundërshtarit, duke dalë në fund fitimtarë. Në përballjen me Zvicrën, ata e mbyllën pjesën e parë të lojës në disavantazh me një gol, e megjithatë rikuperuan gjithçka në pjesën e dytë, duke e përfunduar takimin me rezultatin 2-1 në favor të tyre. Ndeshja e tretë e grupit ishte kundër Çekisë dhe në fakt, gjërat nuk nisën shumë mirë për Kombëtaren turke. Në minutën e 62-të të lojës, çekët shënuan golin e dytë dhe kryesonin me rezultatin 2-0, mirëpo turqit përsëri nuk u dorëzuan. Është e pabesueshme, por ndeshja përfundoi në favorin e skuadrës së Fatih Terimit, pikërisht 3-2, me dy gola të shënuar vetëm në çastet e fundit të lojës. Një fitore heroike që vlejti sa një biletë për në çerekfinalet e kompeticionit. Ndërkohë që në këtë raund, atyre iu desh të përballeshin me Kroacinë, e cila kishte treguar një formë të shkëlqyer, duke i fituar të tria ndeshjet e grupit, përfshirë edhe atë ndaj Gjermanisë. Por sërish turqit zhvilluan një ndeshje heroike. Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që Kroacia arriti të kalojë në avantazh në minutën e 119-të të takimit. Në ato çaste, të gjithë ishin të bindur se kroatët e siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale. Vetëm se kjo nuk zgjati shumë. Mesfushori Samih Senturk barazoi gjithçka në minutën e 121-të, duke bërë kështu që gjithçka të vendosej nga penalltitë. Aty, ku turqit arritën të fitojnë me rezultatin 3-1.
Gjysmëfinalja
Kjo është hera e parë që Turqia merr pjesë në gjysmëfinalet e kampionatit evropian. Në të kaluarën, ajo ka arritur të sigurojë vetëm një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2002, ku u mundën nga Brazili.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT

21-08-2008

Ka rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė

KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT

21-08-2008

Katër manifestues të huaj pro Tibetit u morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit, pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė

BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO

21-08-2008

Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė

NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE

21-08-2008

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė