
Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni dhe drejtori i Gjendjes Civile austriake, z. Helmut Prugger, nënshkruan të mërkurën, në ambientet e Ministrisë së Brendshme në Tiranë, marrëveshjen për zbatimin e projektit mbi dixhitalizimin e regjistrit themeltar të shtetasve shqiptarë.
Zbatimi i këtij projekti me vlerë 1.3 milionë euro parashikon dhe mbështetjen operacionale për një perudhë kohore dy vjeçare.
Pas
nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, zv/ministri Poni u shpreh se
”zbatimi i projektit është një hap përpara për hyrjen e natyrshme të
Shqipërisë në moshën dixhitale, një garanci më e madhe për hartimin e
listave zgjedhore në mënyrë korrekte, si dhe një bazë e sigurtë për
prodhimin e letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike”.
Duke vlerësuar mbështetjen e Ministrisë së Brendshme të Austrisë, zv/ministri Poni tha
se “zbatimi i këtij projekti është hap përpara edhe për konsolidimin e
institucioneve demokratike, pasi jep mundësinë e përfitimit të një prej
sistemeve më të sigurta në Europë, ndoshta më të mirin”.
Ndërkohë,
Drejtori Prugger vlerësoi se zbatimi i projektit mund të shërbejë si
një bazë e mirë për të gjitha projektet elektronike të qeverisë
shqiptare. Ai premtoi angazhimin maksimal të palës austriake në realizimin me sukses të këtij projekti në Shqipëri.
Gjatë nënshkrimt të marrëveshjes ishin të pranishëm dhe Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe ambasadori i Republikës së Austrisë, Klauss Derkowitch.
|  Komente |
KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT
21-08-2008
Ka
rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën
drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga
tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė
KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT
21-08-2008
Katër manifestues të huaj pro Tibetit u
morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit,
pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė
BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO
21-08-2008
Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë
në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni
NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė
NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE
21-08-2008
Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor
të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė
