
Ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në Bazel të Zvicrës ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë, ofroi shumë emocione, me një fitore të Gjermanisë me golin e shënuar nga Lahm në minutën e fundit të kohës së rregullt, 3-2.
Në minutën e 22 Turqia shënoi golin e parë me anë të Uğur Boral, mirëpo gjermanët shumë shpejt rikthyen. Ishte vetëm sulmi parë i vërtetë i gjermanëve dhe Bastian Schweinsteiger e çon topin në rrjet, duke e lënë avantazhin e turqve vetëm katër minuta.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, ngjashëm sikurse edhe loja që ishte në baraspeshë, me raste në të dy anët.
Me të filluar pjesa e dytë, Löw bën ndërrimin e parë. Në vend të Rolfes, inkuadrohet Frings, i cili nuk mund ta fillonte ndeshjen nga minuta e parë për shkak të një lëndimi. Edhe pse pas inkuadrimit të Frings pritej dominim i plotë i Gjermanisë, megjithatë turqit ishin ata të cilët dominonin me mbajtjen e topit në pjesëlojën e dytë.
Një iniciativë e lehtë e Gjermanisë pas minutës 70 solli disa raste të pakonkretizuara, ndërsa në minutën e 79 erdhi edhe goli i dytë për gjermanët me anë të Miroslav Kloses, pas një gabimi të portierit turk, Rustu.
Terim bën menjëherë lëvizje në stol duke larguar nga loja Ayhan Akman, ndërsa në vend të tij inkuadrohet Erding. Tani janë turqit ata të cilët e mbajnë iniciativën edhe pse kishte shumë pak minuta shpresë për një barazim të mundshëm, turqit ia arrijnë qëllimit duke shënuar në minutën e 86 golin i barazimit nga Semih Şentürk.
Sfida nuk kishte të ndalur deri në minutën e fundit kur Lahm shënon golin e nokautit duke e bërë Gjermaninë finalisten e parë e Kampionatit Evropian Euro 2008.
|  Komente |
Turqit e dominuan te gjithe lojen.Gjermanet moren rezultatin.Por ne si shikues na duhet dhe spektakli dhe kete emocion na e dha skuadra turke.
Postuar nga 2-Leon ne daten 27-06-2008
per mu nuk e meritojne turqit luajten me mire se gjermanet
Postuar nga eraldi ne daten 25-06-2008
KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT
21-08-2008
Ka
rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën
drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga
tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė
KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT
21-08-2008
Katër manifestues të huaj pro Tibetit u
morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit,
pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė
BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO
21-08-2008
Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë
në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni
NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė
NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE
21-08-2008
Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor
të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė
